osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Yuri Kim kërcënon politikanët që nxisin dhunë dhe destabilizim, paralajmëron se SHBA do të ndërhyjë nëse prishen zgjedhjet

Yuri Kim kërcënon politikanët që nxisin dhunë dhe destabilizim, paralajmëron se SHBA do të ndërhyjë nëse prishen zgjedhjet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar dje me ndëshkim të politikanëve që tentojnë të prishin zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja Yuri Kim duket tepër e angazhuar për një proces sa më demokratik dhe ditën e djeshme ka lëshuar një mesazh tepër të fortë për të gjithë klasën politike.

Javët fundit ka pasur tension e konflikte në vend. Ai që ngriti siparin e përplasjeve ishte presidenti Ilir Meta, i cili u konfliktua fizikisht me policët e bashkisë në zyrat e Frymës së Re Demokratike. Më pas ndodhi konflikti në Elbasan, ndërsa sulmet e akuzat politike kanë qenë të shumta. Të gjitha këto kanë detyruar ambasadën që të paralajmërojë se do të marrë masa ndaj kujtdo që trumbeton dhunën.

“Si mikja dhe aleatja juaj, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë dhe shpresat tona. Ne përsërisim se do t’i mbajmë udhëheqësit përgjegjës. Në këtë drejtim, është tërësisht e kuptueshme se ata që aktualisht janë në poste drejtuese kanë përgjegjësinë e parë dhe më të rëndë për të vepruar në interesat e vendit. Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës.

Deklarata e ambasadës është tepër e fortë, pasi paralajmërohet ndëshkim për politikën shqiptare. Kjo do të thotë se masa ndëshkimore nis nga shpallja “non grata” dhe deri tek pasojat ligjore. Mesazhi dje i ambasadores ishte i qartë: Kushdo që kërkon dhunë dhe prishje të zgjedhjeve jo që nuk do e kalojë dot Atlantikun, por do ketë ndëshkime të tjerë më të ashpra.

Paralajmërimet e amerikanëve

Në njoftimin për shtyp të shpërndarë për mediat, SHBA kërkon që të gjitha partitë të zbatojnë përcaktimet ligjore sa i takon zhvillimit të fushatës. Po ashtu është përsëritur mesazhi se votuese duhet t’u paraqiten kandidatë sa më të denjë. Ambasada ka qenë e drejtpërdrejtë për Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë partive, udhëheqësve dhe votuesve që të përfshihen plotësisht dhe me përgjegjësi në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tyre. Nxisim partitë të paraqesin ide dhe kandidatë që pasqyrojnë respekt për votuesit. Presim nga udhëheqësit që të shfaqin udhëheqësi, përfshirë edhe duke u siguruar që partitë dhe kandidatët e tyre sillen në përputhje me ligjet elektorale dhe standardet ndërkombëtare, duke refuzuar qartë dhunën dhe duke treguar se ata me të vërtetë do të ishin të denjë për të udhëhequr dhe përfaqësuar Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e amerikanëve. Ambasada pati dhe një mesazh për votuesit.

SHBA kërkon që të votohet me kujdes më 25 prill dhe vota të shkojë për ata emra që do të ndihmojnë në përmirësimin e të ardhmes së Shqipërisë. “Nxisim votuesit t’i mbajnë partitë dhe kandidatët përgjegjës, të marrin në shqyrtim zgjedhjet që kanë dhe të votojnë për ato parti dhe kandidatë të cilët ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë – një e ardhme në partneritet me Shtetet e Bashkuara, që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane si një demokraci e fortë dhe e begatë”, shprehet ambasada amerikane.