osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar për shezlongët, ata na qëlluan të parët

Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar për shezlongët, ata na qëlluan të parët

Është zbardhur dëshmia e Hasan Ferracakut, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Velipojë, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Hasan Ferracaku e ka dhënë dëshminë e tij për Policinë nga Spitali i Traumës, ku është shtruar pasi mbeti i plagosur, ndërsa ka rrëfyer se në hotelin e familjes Gocaj kishin shkuar për t’u sqaruar dhe për të gjetur një zgjidhje në lidhje me vendosjen e shezlongeve në plazh.

Sipas tij, ata i kishin kërkuar familjes Gocaj që të vendosnin shezlonget në plazh, pasi këtë vit e kishin ata të drejtën, por shton se ata nuk pranuan duke kërkuar që të prisnin deri në përcaktimin e vendit të tyre.

Debati më pas është acaruar, duke shkuar deri në përdorimin e armëve. Hasan Ferracaku thotë në dëshminë e tij se kanë qenë Gocajt ata që kanë qëlluar fillimisht dhe se më pas, vëllai i tij, Kujtim Ferracaku, i cili mbeti i vrarë, është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje. Sipas tij, me familjen Gocaj i kishin marrëdhëniet e mira, por thekson se gjërat dolën jashtë kontrollit.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlonget në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar.

Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlonget njëkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët.

Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më.

Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë ai, bën me dije Report TV.