osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbardhet harta e re e drejtësisë, mbyllen plot 19 gjykata, do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë vendin

Zbardhet harta e re e drejtësisë, mbyllen plot 19 gjykata, do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë vendin

Rreth 19 gjykata në rang vendi pritet të mbyllen shumë shpejt. Procesi i vetingut ka reduktuar numri e gjykatësve dhe prokurorëve në pjesën më të madhe të gjykatave, duke qenë se nuk mundën t’i shpëtonin dot “sitës” se rivlerësimit.

Në këto kushte, disa prej institucioneve gjyqësore kanë mbetur me një numër të reduktuar punonjësish dhe kjo ka bërë që Ministria e Drejtësisë në Bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një hartë të re. Sipas ndryshimeve në hartë, gjykatat në vend do të reduktohen, pra do të kemi 19 institucione gjyqësore më pak. Sipas raportit, nga 22 gjykata të rretheve gjyqësore shumë shpejt do të kemi vetëm 12 dhe nga 6 gjykata administrative të shkallës së parë do të mbesin vetëm 2 të tilla.

Ndërsa risi është se nuk do të ketë gjykata Apeli në rrethe, por do të jetë një vetëm në Tiranë ku do të bëhen ankesa nga të gjitha qarqet. “Këshilli, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka hartuar një projekt për Hartën e re Gjyqësore, e cila është produkt i një procesi të gjatë dhe intensiv konsultimesh mes një sërë aktorësh, përfshirë këtu Ministrinë e Drejtësisë, ekspertët e sistemit gjyqësor dhe grupet e interesit. S

ipas kritereve dhe metodologjisë së dakordësuar nga grupi ndërinstitucional i punës, Këshilli ka propozuar: që nga 22 gjykatat e rretheve gjyqësore me juridiksion të përgjithshëm dhe 6 gjykatat administrative të shkallës së parë të riorganizohen në 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm dhe 2 gjykata administrative në shkallë të parë”, thuhet në raport.

Në raport, Këshilli sqaron se përpilimin e kësaj harte e ka kryer me shumë impenjim dhe përgjegjësi, si institucioni kompetent për administrimin e sistemit gjyqësorë në Republikën e Shqipërisë, duke u bazuar gjithmonë në parimet e pavarësisë, llogaridhënies, transparencës dhe të eficencën. Ndërsa tregohet se këto gjykata nuk mund të vazhdojnë më funksionin e tyre kur kanë mungesë stafesh.

Mbetet vetëm 1 Gjykatë Apeli

Ajo që bie më shumë në sy në këtë hartë të re të publikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është fakti që së shpejti do të kemi vetëm një Gjykatë Apeli. Procesi i vetingut më së shumti ka goditur gjykatat e Apelit, pasi dhe numri më i madh i gjykatësve të pushuar i përkasin këtij institucioni. Kështu në hartën e re Këshilli ka vendosur që nga 6 gjykata Apeli ekzistente do të vazhdojë funksionin vetëm njëra prej tyre.

Kjo bën që bashkë me reduktimet e lartpërmendura në total do të mbyllen 19 gjykata. Sipas Këshillit, me reduktimin e këtyre gjykatave do të eliminohen dhe pengesat e deritanishme që janë shfaqur nga gjykatat në vitin që lamë pas. “Sipas kritereve dhe metodologjisë së dakordësuar nga grupi ndërinstitucional i punës, Këshilli ka propozuar: 6 gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm të riorganizohen në 1 Gjykatë Apeli.

Harta e re gjyqësore është çelësi dhe një proces shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, lidhur me ngarkesën e punës, delegimet, aksesin, koston dhe efektshmërinë, për të zhbllokuar kështu situatën aktuale në të cilën ndodhen gjykatat e të gjitha shkallëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raport. Sakaq, vlen të përmendet që me ekzistencën të vetëm një gjykate Apeli do të krijohen lodhje dhe zvarritje për qytetarët që do të kenë çështje për të zgjidhur nga ky institucion, pasi klientë nga qytete të ndryshme do duhet të shkojnë në Tiranë për një seancë gjyqësore.

Ndër të tjera raporti sqaron se, një nga problematikat e evidentuara si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar është ulja e numrit të gjyqtarëve që ushtrojnë funksionet e tyre pranë gjykatave. Kjo gjë ka sjellë rritjen e ngarkesës së gjyqtarëve që janë konfirmuar apo që presin t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar. Si e tillë, duke patur parasysh nevojën për të gjykuar çështjet brenda afateve u propozua që: gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit të gjykojnë me trupa gjykues të përbërë nga një gjyqtar.