osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbardhet skema si ministrja Frida Krifca mashtroi me apartamentin luksoz në qendër të Tiranës! Shtëpia i kushtoi 460 mijë euro por deklaroi gjysmën e vlerës. A do të reagoj SPAK?

Zbardhet skema si ministrja Frida Krifca mashtroi me apartamentin luksoz në qendër të Tiranës! Shtëpia i kushtoi 460 mijë euro por deklaroi gjysmën e vlerës. A do të reagoj SPAK?

Frida Krifca është padyshim ministrja e parë e shkarkuar nga BE, pasi në tavolinën e Kryeministrit Edi Rama, u dorëzuan provat mbi abuzimet dhe vjedhjet galopante me fondet e bujqësisë, që në vend të shkonin për fermerin, përfunduan në duart e oligarkëve klient të qeverisë.

Një nga skandalet më të rënda të ministres Frida Krifca, në kohën kur drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ishte kur i dorëzoi 2.2 milon euro për ndërtimin e serave, dy kompanive anonim të lidhura me inceneratorët, kokat e së cilëve kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Një tjetër skandal ka të bëj me paratë e akorduara nga Frida Krifca në kohën kur ishte drejtoresha e AZHBR, tek Florenc Gjikuria, me të cilat oligarku ndërtoi një resort luksoz. Paratë e dhëna nga BE ishin parashikuar të gjallëronin fshatin me turistë dhe duhet të shkonin në xhepat e bujkut dhe blegtorit, prodhimet vendase të stanit dhe artizanit, e jo për hotel me kuzhinë gourmet nga dora e një kuzhunieri italian dhe dhoma 200 euro nata, që mund ta përballoj vetëm xhepi i një të kamuri, të tarafit të Fridës.

Ekskluzive.al ka zbardhur një tjetër sipërmarrje kriminale të ish ministres. Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se Krifca ka mashtruar dhe me apartamentin ku jeton në kompleksin elitar Ambasador 3, pranë stadiumit Air Albania.

Në deklaratën e pasurisë e pasqyruar nga “Open Spending Albania”, rezulton se ish ministrja është: “Pronare 100% e një apartamenti në Tiranë me vlerë 223500 Euro dhe me sipërfaqe 149 m2, të blerë në vitin 2016. Burimi i krijimit të pasurisë, kursimet, një pjesë e të ardhurave nga shitja e një shtëpie të vjetër dhe me kredi.”

Pjesë nga deklarata e pasurisë së ish ministres në Open Spending Albania

Apartamenti i ish ministres ndodhet në katin e 17-të të kompleksit elitar Ambasador 3, Tipi 3, me pamje nga liqeni i Tiranës, i cili sipas “OSA” është blerë me kredi në vitin 2016. Por ku ka mashtruar autoritetet ish ministrja?

Në fakt apartamenti ku jeton Frida Krifca me bashkëshortin e saj z. Erti Lutaj, nuk është 149 m2 sikurse është deklaruar nga ish ministrja. Për të mashtruar ILDKPI dhe Drejtorinë e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, ish ministrja e ka deklaruar apartamentin sikur është 149 m2, por në fakt apartamenti është 182 m2.

Në foto me të kuqe apartamenti luksoz 182 m2 ku jeton ish ministrja Frida Krifca

Kush është skema kriminale që ka përdorur Krifca për të zvogëluar metrat katror të apartamentit të saj: Ish ministrja ka hequr nga deklarata e blerjes së pasurisë së paluajtshme hapësirat e përbashkëta, të cilat janë në vlerën 22% të madhësisë totale të apartamentit. Pra apartamenti i ish ministres është në fakt 182 m2, ndërkohë 33 m2 janë hapësirë e përbashkët. Frida Krifca ka mashtruar autoritetet se ka blerë një apartament 149 m2, duke zhdukur hapësirën e përbashkët me qëllim mosdeklarimin nga ana e ish ministres, edhe pse të gjitha metrat janë paguar prej saj tek firma me para kesh.

Po sipas deklaratës së ish ministres, rezulton se apartamenti është blerë me një vlerë 223500 euro dhe përpjestuar me vlerën e metrave katrorë që ka deklaruar rezulton, se për 149 m2, Krifca ka paguar 1500 euro për metër katror. Ky është një tjetër mashtrim i ish ministres, pasi të gjithë e dinë se 1500 euro metri katrorë është vetëm çmimi referencës së zonës ku ndodhet prona, ndërsa apartamenti kushton më shtrenjtë.

Burime konfidenciale për Ekskluzive.al, pohojnë se apratamentet tek kompleksi luksoz kanë nisur shitjen me një vlerë prej 1800 euro m2. Pra për një apartament 182 metra katrorë, ministrja duhet të paguante minimalisht me këste bankare 327600 euro firmës, pale interesin e bankës për huan.

Vetëm përmes një kërkimi të thjeshtë në web për historikun e shitjeve të pronave tek kompleksi Ambasador 3, rezulton se të tilla apartamente, në fazën ende të papërfunduar nga firma e ndërtimit dhe të pa pajisur me hipotekë, janë shitur me çmimin 1890 euro metri katrorë.

Në foto çmimi i një apartamenti në fazën e konstruksionit në kompleksin Ambasador 3 që reklamohej nga agjencitë e shitblerjeve të pronave

Pra vetëm me mekanizmat e mashtrimit, Frida Krifca ka fshehur rreth 100 mijë euro nga blerja e apartamentit. Në të njëjtën godinë, në pronësi të ish-ministres janë dhe dy parkingje të familjes Krifca, të cilët nuk janë deklaruar nga ish ministrja dhe kapin vlerën e 60 mijë euro. Ndërsa për mobilimin e apartamentit luksoz, shifra e shpenzuar prej saj kap vlerën e 70 mijë eurove. Pra ish ministrja ka fshehur 230 mijë euro vetëm nga blerja e apartamentit në qendër të Tiranës, në një nga zonat më elitare në kryeqytet. Praktikisht sa vetë vlera e apartamentit që ka deklaruar.

SPAK i mjafton të shkoj të bëj një kontroll në apartamentin e ish ministres, të pyes banorët e tjerë nëse e kanë blerë pronën e tyre pa përfshirë hapësirat e përbashkëta, për ta çuar prapa hekurave Frida Krifcën për veprat penale deklarim i rremë i pasurisë, fshehje të të ardhurave dhe falsifikim i dokumentave i funksionarëve publik.

Sipas një investigimi të Ekskluzive.al, mësohet se ministrja Frida Krifca dhe bashkëshorti i saj janë pronarë i një vile në Liqenin e Farkës, të padeklaruar dhe fshehur nën emra të tjerë. Mendohet se pasuria e ministres dhe bashkëshortit të saj, jeta luksoze e çiftit, ka si burim paratë e shtetasve europian, nga korrupsioni në kohën kur Krifca drejtonte AZHBR dhe së fundmi si Ministre e Bujqësisë, në kurriz të fermerëve shqiptarë dhe marjonetë e pronarëve të inceneratorëve.