Doktori bashkë me Faten kanë takuar në SHBA një zyrtar të lartë të Medicare në SHBA, një program federal i sigurimit shëndetësor për personat e moshës 65 vjeç e lart ose persona me aftësi të kufizuara.
Lajmin e dha vetë Lelo për Mulin.
-Po pse është e nevojshme ta bëjmë publik këtë, tha Muli, se është pak si fyes.
-Ka shumë rëndësi takimi, i tha Lelo. Doktorit po i mbaron viza mjekësore. Tani që të justifikojë vajtjen prapë aty duhet të regjistrohet në Medicare, dhe ata t’i bëjnë sugjerimet e duhura Departamentit të Shtetit që ai duhet të vijë rregullisht aty të marrë ilaçet.
-Po Fatja çfarë do aty, meqë është mbi moshën 65 vjeç.
-Epo ka dhe një klauzolë tjetër për personat me aftësi të kufizuara. Përdor atë klauzolë.
-A, shumë mirë. Me atë e fiton ai, tha Muli.
-Po e kontrolloi Doktorin?
-E kontrolloi.
-Çfarë i tha?
-Ata bëjnë një shkallare risku duke të pyetur ku punon, çfarë risqesh të jep puna dhe jeta familjare, sa rreziqe fizike ke etj.
Doktori i kishte paraqitur bashkëpunëtorët që kishte me vete se ata duhet t’i vlerësojnë vetë.
-Dhe si doli?
-Ia rriti shumë primën e sigurimit, ia bëri 75 për qind. Më e larta që ka pasur ndonjë moshatar i tij.
-Po pse?
-Po në fillim i tha Belon e kam pasardhësin tim. E futën Belon nën kontroll e krahasuan me parametrat e Doktorit, dhe ia rriti nja 13 për qind primën e sigurimit për rreziqet që ka Doktori për t’i transmetuar Belos trashëgiminë e partisë.
-Pastaj i tregoi Albanën dhe i tha kjo është e para e gjithë grave të partisë sime.
E vizituan ata, i bënë një pyetësor të gjatë dhe i rezultoi që Doktorit i rritet stresi duke i shtuar rreth 20 për qind primën e sigurimit vetëm nga ideja Albana është grua.
Duke llogaritur si do jenë të tjerat iu rrit shumë risku.
Por shembjen ia dha Klevisi.
Doktori i shpjegoi se ai merret me organizimin e partisë dhe është i specializuar për protesta dhe bllokime rrugësh. I bënë rreth 200 pyetje Klevisit dhe ajo ia çoi Doktorit pastaj 75 për qind riskun duke rritur primën e sigurimit.
Aty Doktori nuk duroi dhe i pyeti.
-Pse mendoni se jam i rrezikuar nga ky kaq shumë?
-Është e rrezikshme, i tha mjeku, se ky beson të gjitha ato që thua ti. Kjo e rrit shumë rrezikun që ai të fillojë t’i vërë në jetë dhe të të verë në gjithë punën dhe të rrezikon dhe jetën.
-Qartë, tha Doktori. Këtu keni të drejtë.

