osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbulohet kush i ka kërkuar Shqipërisë që marrëveshja për vaksinën të mbetet sekret

Zbulohet kush i ka kërkuar Shqipërisë që marrëveshja për vaksinën të mbetet sekret

Një vendim i qeverisë i publikuar në Fletoren Zyrtare thotë, se marrëveshja e shtetit shqiptar me kompaninë “Pfizer/BioNtech”, për vaksinën anti-COVID, do të mbetet sekret.

Kjo marrëdhënie konfidencialiteti është kërkuar nga kompania, sipas qeverisë, e cila ka rënë dakord me këtë kusht.

“Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj,” – shkruhet në Fletoren Zyrtare.

Një strukturë e policisë së shtetit është ngarkuar me sigurinë e transportit të 500 mijë dozave të vaksinës në vend.

Në aktin normativ Nr 1. datë 10.1.2021 thuhet se procedurat për pagesën dhe marrjen në dorëzim të dozave të vaksinës do të jenë përgjegjësi e Institutit të Shëndetit Publik.

Vendimi shton se, nuk do të paguhet as tarifë doganore për vaksinat anti-COVID dhe as për ato me një kod specifik që do të hyjnë në Shqipëri.

Ndërkohë një tjetër pikë shumë e rëndësishme, mbajtur deri tani sekret nga qeveria, ka të bëje me transportin vaksinës nga momenti i mbërritjes në doganë deri në pikën e vaksinimit.

Sipas aktit normativ sigurimi i transportimit të dozave nga Pfizer do të merret përsipër nga policia e shtetit.

“Efektet financiare që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021.