osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbulohet takimi sekret mes amerikanëve dhe rusëve: Kjo është tragjike, jam i dëshpëruar

Zbulohet takimi sekret mes amerikanëve dhe rusëve: Kjo është tragjike, jam i dëshpëruar

Situata në Ukrainë është “tragjike dhe unë jam shumë i dëshpëruar për këtë”. Kështu u ka thënë gjenerali rus Yevgen Ilyin dy zyrtarëve të mbrojtjes amerikane gjatë një takimi javën e kaluar në ministrinë ruse të mbrojtjes në Moskë.

Ky takim kokë më kokë midis midis zyrtarëve ushtarakë rusë dhe amerikanë javën e kaluar çoi në një “shpërthim” emocionesh të gjeneralit normalisht stoik rus. Amerikanët e kanë cilësuar që lë të kuptohet për probleme më të mëdha morale në ushtria ruse.

CNN raporton, sipas të cilit Ilyin e ka thyer zakonin dhe në vend që t’i referohej fjalimit të tij me shkrim, ai foli për situatën e vështirë, përcjell abcnews.al.

Ndërsa takimi po përfundonte, një atashe i mbrojtjes i SHBA-së “kërkoi rastësisht” për rrënjët e familjes së Ilyin në Ukrainë dhe në këtë moment gjenerali rus u skuq dhe u shqetësua.

Amerikanët raportuan se Ilyin u përgjigj “po” dhe tha se ai kishte lindur në Dnipropetrovsk përpara se të shkonte me familjen e tij në Donetsk, ku u shkollua.

Por zyrtarët amerikanë raportuan se Ilyin më pas shtoi se situata aktuale në Ukrainë është “tragjike dhe unë jam shumë i dëshpëruar për këtë”, dhe më pas ai u largua pa u shtrënguar duart, sipas burimit.

Është e paqartë pse u mbajt takimi apo rrethanat pas tij. CNN nuk e di nëse ka dokumentacion shtesë që përshkruan takimin.

Takimi, i mbajtur në ministrinë ruse të mbrojtjes në Moskë, është një rast i rrallë i zyrtarëve të mbrojtjes rusë dhe amerikanë që ulen personalisht që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Burimi e përshkruan takimin si të tensionuar, me shenja të dukshme stresi nga pala ruse.