osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zërat që bënë fansat të përloten: Ja këngëtarët që prekën publikun! (Foto)

Zërat që bënë fansat të përloten: Ja këngëtarët që prekën publikun! (Foto)

Natën e mbrëmshme në zonën e ish-Bllokut u organizua një koncert i përmasave të mëdha. Qindra të rinj ishin mbledhur për të ndjekur këngëtarët më të dashur të tregut muzikor. Koncerti nisi me ritmet e muzikës së grupit ‘Burn’.

Tre djemtë ngritën peshë të rinjtë me listën e këngëve, që kishin zgjedhur të këndonin. Dino Zigelli, vokalisti i grupit këndoi së bashku me të rinjtë, që ishin në shesh. I veshur me të bardha dhe me një kapelë të zezë, Zigelli dukej mjaft i thjeshtë, por me shumë stil.

Sa herë që përmendet emri i tij kudo dëgjohen fjalë të mira. I paarritshëm në stil dhe në tekste. Bëhet fjalë për Alban Skënderajn, i cili i ishte bashkuar maratonës së muzikës më të mirë. Reagime nga më të mirat pati për performancën e tij. Një harmonizim mes zërit të veçantë të tij dhe publikut që e do fort. Albani u mundua të përzgjidhte dhe sipas shijeve të dëgjuesve në shesh këngët më të dashura. Skënderaj si dhe këngëtarët e tjerë kishte zgjedhur të vinte thjeshtë me një bluzë të errët me pika dhe një palë pantallona blu. Një natë e mbushur me emocione për të gjithë fansat e tij.

Nën ritmet e muzikës që arrin drejt qiellit u ngjit në skenë një nga këngëtaret më të pëlqyera nga moshat e reja, Kida. Bukuroshja i dha madhështi skenës me performancën e saj. Këngëtarja këndoi hitet më të njohura si : ‘Pe du’, ‘Kce’, ‘BONI ZO’, ‘Premtimet’ etj. Gjithë fansat e saj kishin përgatitur postera të ndryshëm me fotot më të bukura të saj. Ata kënduan me Kidën gjithë hitet e saj duke e rikthyer atë disa here, që ti performonte sërisht. Këngëtarja kishte zgjedhur një kostum tyl me ngjyrë lejla, që i rrinte ngjitur pas trupit dhe i nxirrte në pah linjat perfekte.  Kombinimit tejet të zgjedhur të artistes i shkonin përshtat dhe syzet që kishte zgjedhur. E lyer thjeshtë dhe me flokët e shtrira, Kida dukej mbrëmjen e së shtunës më rrezëllitëse se kurrë.

Magjia e mbrëmjes nuk pati të ndalur. Sapo moderatorja përmendi e tij publiku mori flakë. Butrint Ymeri e ndezi edhe më shumë atmosferën me super hitet e repertorit të tij. Vajzat që bërtisnin gjatë performancës kënduan bashkë me të ‘Xhanëm’, ‘Mon Cheri’, ‘Ki me lyp’ etj. Këngëtari simpatik këndoi me kitarë për disa minuta rresht duke fituar edhe më zemrat e vajzave. Ai ishte veshur thjeshtë me një bluzë të bardhë dhe me xhinse. Qe e vështirë tu shpëtonte syve të qindra faneve megjithatë arriti t’ia dilte mbanë.

E ftuara ‘e nderit’ ishte këngëtarja që ka rrëbyerr jo vetëm zemrat e publikut shqiptarë, po dhe atij ndërkombëtarë, Dafina Zeqiri. Një uragan i vërtetë, që i la pa fjalë të gjithë të pranishmit. Me stilin e veçantë ajo u ngjit në skenë me duartrokitje të ngrohta e brohoritje nga fansat e zjarrtë. Bukuroshja solli për dëgjuesit hitet ndër vite dhe bashkëpunimin më të fundit me Lumin, që rezultoi mjaft i pëlqyer nga të rinjtë. Një miks mes vajzës gangstere dhe asaj provokuese, Dafina kishte përzgjedhur një veshje mjaft të veçantë me ngjyrë të zezë. Një pal pantallona të gjera, një bluzë tepër e shkurtër me kapuç që i zbulonin format perfekte. Zeqiri tepër energjike I la pa fjalë të gjithë ndjekësit e koncerit.