Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një zonë në Himarë, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.

Zjarri ka krijuar një situatë shqetësuese në zonë, me flakët që vijojnë të përhapen në sipërfaqe të konsiderueshme. Kushtet e forta të erës e vështirësojnë ndërhyrjen dhe rrisin rrezikun e përhapjes së mëtejshme të vatrës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë intensitetin e zjarrit dhe tymin që ka përfshirë zonën.

Forcat e emergjencës pritet të vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe pronat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.