osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

15 vjet në NATO! Merita e Berishës: Ardhja e tij në pushtet një rrezik që e detyroi Aleancën… të “futej” në Shqipëri

15 vjet në NATO! Merita e Berishës:  Ardhja e tij në pushtet një rrezik që e detyroi Aleancën… të “futej” në Shqipëri

“Shqipëria shënon 15 vite e anëtarësuar në organizatën më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Me këtë rast Partia Demokratike nderon këtë arritje madhore për vendin, e cila u realizua gjatë qeverisjes së saj nën drejtimin ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Për të nderuar këtë ditë, në fasadën e selisë së PD, është vendosur një baner 23 metra i gjatë dhe 6 metra i gjerë”.

Kështu shkruan portali i familjes Berisha.

Sali Berisha dhe mediat e tij, hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave, i shohin si dy arritjet më të mëdha të qeverisjes së tij dhe krenohen me to.

Madje, deri para dy vitesh, para se të prisheshin me Lulzim Bashën, mburrnin dhe këtë të fundit për liberalizimin e vizave, duke qenë se në atë kohë ishte ministër i Jashtëm.

Por a është vërtetë meritë e Berishës dhe qeverisë së tij, anëtarësimi në NATO?

Në fakt, vetëm një muaj para se Shqipëria të anëtarësohej në NATO, ndodhi një nga ngjarjet me të rënda, Gërdeci.

Dhe siç dihet, pas asaj afere korruptive, qendronte djali i Sali Berishës, Shkëlzeni.

Do të mjaftonte vetëm ajo ngjarje, për të kuptuar se Shqipëria në fakt, nuk ishte gati për NATO, edhe pse për të justifikuar përfshirjen e vet në të, Fatmir Mediu tani thotë se mund të ketë qenë vepër e rusëve, në mënyrë që ne të mos anëtarësoheshim në NATO.

Mediu e kupton mirë sistuatën por nuk kupton se i vetmi rrezikë potencial për destabilizimin e Shqipërisë ishte qeveria Berisha.

Kurse hyrja në NATO një proces 20 vjeçar i iniciuar nga Alred Moisiu kur krijoi Shoqatën e Atlantikut Verior.

Anëtarsimi e gjeti Shqipërinë pa ushtri, pa armatim, cullak dhe pa brekë ushtarakisht. Pra çfarë i duhej NATO-s Shqipëria .. një pikë strategjike që hapte probleme në rajon.

Anëtarësimi në NATO, në fakt është vetëm falë konjukturave të atëhershme dhe lobimit të fortë të SHBA-, e cila i trembej një situate të rrezikshme, që mund të prodhonte qenia e Berishës në pushtet, gjë që ishte e vërtetuar në të gjitha qeveritë së tij.

Pa ndikimin e arrsyeshëm të Uashingtonit, Shqipëria as sot nuk i plotëson kushtet për të qenë pjesë e NATO-s.

Ndaj zarët e Saliut antiamerikan me pankarta NATO-je bëjnë mirë mirë të tregohen paksa më modestë, se shqiptarët nuk janë si ai grumbulli njerëzish që shkon poshtë penxheres së Sali Berishës dhe beson çdo gjë që del nga goja e tij.

Madje duhet të kuptojnë se NATO është SHBA, ajo që plaku i ngujuar e shan dhe e mallkom çdo natë dhe që nuk ka asnjë lidhje me njerzit e rrugës “Shpresa e Humbur”.