osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Pse u bë ‘kurban’ Jorgo Goro”? Kreshnik Spahiu përplaset me zëdhënësin e Belerit

“Pse u bë ‘kurban’ Jorgo Goro”? Kreshnik Spahiu përplaset me zëdhënësin e Belerit

Ish-kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro i arrestuar disa ditë më parë akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.

Kreshnik Spahiu tha se Jorgo Goro është një lloj kurbani i përplasjes politike në Himarë.

Sipas tij, nëse këto përplasje nuk do të ekzistonin në Himarë, Jorgo Goro nuk do të ishte sot në burg, pasi falsifikime si ato për të cilat ai akuzohet kanë bërë të gjithë kryetarët e bashkive sidomos në bregdet.

“Është një lloj kurbani dhe nëse nuk do ishte kjo përplasje në Himarë Goro sot nuk do ishin në burg, se me falsifikime si ato që ka bërë Goro çdo kryetar bashkie do shkonte në burg.

Këto kanë ndodhur në gjithë bregdetin shqiptar. Goro duhet të kishte dhënë dorëheqjen kohë më parë, ndoshta ka dashur dhe s’e kanë lejuar”, tha Spahiu.

Sipas sekretarit të OMONIA-s, Skerdian Dhuli, Edi Rama dhe qeveritarët e tjerë e kanë ditur çfarë ka ndodhur në Himarë, por e kanë përdorur Goron si “marionetë”.

Spahiu është shprehur se dorëheqja e Jorgo Goros nga posti i kryebashkiakut të Himarës pas arrestimit, është një favor që i bëhet qeverisë, për të shmangur vendimin e shkarkimit të tij.

Ai tha se kryeministri Edi Rama si në rastin e Fredi Belerit, ashtu edhe në rastin e Jorgo Goros, e ka shmangur vendimin e shkarkimit, për të mos e politizuar çështjen.

Kjo pasi sipas tij, Rama duhet të ruante me rastin e Jorgo Goros, të njëjtin standart me atë të Belerit.

“Kjo më duket pjesë e një loje, pjesë e gjithë lojës që po bëhet. Dorëheqja ka ardhur si një favor për t’i bërë qeverisë, e organizuar nga vetë socialistët, për të shmangur vendimin e qeverisë për shkarkim. Nëse Jorgo ka dhënë dorëheqjen, nëse nuk do e jepte dorëheqjen, qeveria do të duhet të bënte shkarkimin e tij.

Rama në të dyja rastet e ka shmangur vendimin e shkarkimin, për të mos e politizuar si çështje. Që do të thotë se nëse ai nuk mori dot një vendim politik si qeveri pas arrestimit të Belerit, i duhej që të mbante prap një qëndrim të distancuar nga Goro, që të ruante të njëjtin standart. Këtë nuk e ka bërë as në rastin e Shukri Xhelilit, as në rastin e Safetit, as në të Bulqizës. Dorëheqjen e mendoj si një lojë të orkestruar”, tha Spahiu.