Siç ka raportuar ditët e fundit gazeta TemA me fakte dhe me shkresën zyrtare, Sali Berisha nuk kishte një ftesë për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Si përfaqësuese e Partisë Demokratike të Shqipërisë në sesionin e parë vjetor të kësaj asambleje, ishte e ftuar Albana Vokshi, e cila, sipas urdhërit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i kishte shpenzimet e paguara nga shteti shqiptar, duke filluar nga bileta e udhëtimit, transporti, akomodimi në hotel, blerjen e pajisjeve kompjuterike, dieta ditore dhe siguraion shëndetësor (Për më tepër, shih urdhrin bashkëlidhur shkrimit).
Shënim: Çfarë tregoi vizita pa ftesë e Berishës
Në këtë kontekst të qartë, Sali Berisha dhe zyra e shtypit të PD-së, e kanë ‘shitur’ pjesëmarrjen e Berishës si takime me ndërkombëtarët, ndërkohë e vetmja gjë që është parë në ditën e parë, është dalja e Berishës në një podium në hollin e sallës, ku fliste me zë të ulët sikur i drejtohej anëtarëve të pranishëm, ndërkohë që filmohej nga Albana Vokshi.
Ajo që ra në sy ishte se në asnjë moment në sallë nuk u shfaqën bashkë Berisha dhe Vokshi, por kur shfaqej njëri nuk ishte tjeri, ndërsa kur shfaqej Berisha nuk ishte prezente Albana.
Pse ndodhi një gjë e tillë?
Sepse në sallë nuk mund të futeshin të dy njëkohësisht, sepse e vetmja që kishte ftesë ishte Albana Vokshi, ndërsa Berisha kishte vajt pas saj si zëvendësues.
Shënim: Çfarë tregoi vizita pa ftesë e Berishës

