Koncesioni laboratorik i Spitaleve Universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të po atij viti. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.
Prej disa vitesh, në dhjetëditëshin e fundit të çdo muaji, ndërpritet shërbimi i analizave, kur arrihet edhe tavani buxhetor mujor për koncesionarin, duke bërë që analiza kryhen vetëm për rastet e urgjencave.
Ky shërbim prej vitit 2019 ofrohet nga konsorciumi “BOE Labopharma Sh.p.k & Exalab Francë & AB Laboratory Solutions B.V Holandë, me përfaqësues Labopharma Sh.p.k.
Sipas kontratës mes Fondit i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe QSUT-së, koncesionari njofton spitalin për arritjen e 75% për qind të tavanit buxhetor mujor.
Pas këtij tavani, në laborator pranohen analizat për pacientet e referuar e4 më pas vetëm për rastet e urgjencave. Sipas kontratës, kur arrihet tavani 100%, koncesionari e vijon shërbimin për rastet urgjente pa pagesë.
Pra nuk ka asgjë të re por problemi është se ministrja e re e Ramës flet broçkulla sepse nuk ka dijeni fare për problemin që është i vjetër dhe i pranuar nga palet deri në përfundimin të koncensionit.

