Socialdemokratët kanë dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare në Suedi, sipas exit poll-it të transmetuesit publik suedez SVT, pas mbylljes së qendrave të votimit.
Sipas rezultateve paraprake, Socialdemokratët kanë siguruar 28.4% të votave, duke u renditur në vendin e parë.
Në vendin e dytë renditen Moderatat e kryeministrit Ulf Kristersson, me 18.1% të votave. Rezultati përbën një surprizë, pasi sondazhet para zgjedhjeve parashikonin që Demokratët e Suedisë, partia nacionaliste e drejtuar nga Jimmie Åkesson, të renditej përpara Moderatëve brenda kampit të qendrës së djathtë.
Demokratët e Suedisë kanë marrë, sipas exit poll-it, 17.2%, rreth 3.3 pikë përqindjeje më pak krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
Në nivel koalicionesh, blloku i qendrës së majtë, i udhëhequr nga Magdalena Andersson, kryeson me 51.3%, ndërsa koalicioni i qendrës së djathtë mbetet pas.
Rezultatet janë ende paraprake dhe pritet të ndiqen nga numërimi i votave, i cili do të përcaktojë përbërjen e ardhshme të parlamentit suedez dhe forcën politike që do të ketë mundësinë të formojë qeverinë.

