Mimoza Ahmeti, në një monolog në “Ferma VIP”, ka folur për fëmijët.
“Një jetë ka njeriu dhe fëmija është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse shoqëria nuk po bën asgjë për fëmijët.
Po nxjerr ligje për të drejtat seksuale, por nuk ka nxjerrë ndonjë ligj që fëmijët duhet të hanë të gjithë mirë apo të vishen të gjithë mirë.
Ne nuk jemi kundër lirive, por përpara duhet të sigurohen nevojat bazë, si në piramidën e Masloë-t: të hanë, të pinë dhe të jenë të mbrojtur, sepse fëmijët nuk janë në një zonë të sigurt.
Fëmija ka fatin e familjes ku lind; merr atë edukatë, atë fat, atë botëkuptim dhe pastaj çfarë përthith me intuitë nga bota. Në një farë mënyre, fëmija e ka të lidhur fatin me familjen e tij”, tha ajo.

