osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arben Ristani: Basha ka thirrur Kuvendin e PD vetëm për të “ekzekutuar” Nishanin, demokratët po kalojnë kohë të vështira

Arben Ristani: Basha ka thirrur Kuvendin e PD vetëm për të “ekzekutuar” Nishanin, demokratët po kalojnë kohë të vështira

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar zhvillimet e fundit brenda selisë blu, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Përmes një analize në rrjetet sociale, zoti Ristani zbuloi se Basha ka thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike në 17 korrik, pasi sipas tij, në atë mbledhje do të “ekzekutohet” ish-presidenti Bujar Nishanin, i cili është kreu i Këshillit Kombëtar, organizëm ky që do të dalë nga punimet e Kuvendit.

“A është kaq e rëndësishme, a ezaurohet nevoja ekstreme për ndryshim, a vendosen themelet e një aksioni të suksesshëm opozitar, vetëm duke ftuar demokratët, në Kuvend Kombëtar të jashtëzakonshëm dhe duke marrë vetëm një vendim? A është ndërprerja e mandatit të z. Bujar Nishani si kryetar i KK dhe i të zgjedhurve si anëtarë të këtij këshilli, fillimi i ri dhe zgjidhja e duhur, për hallet e demokratëve dhe shqiptarëve?

Sipas vendimeve të sotme, po. Me një Këshill Kombëtar të ri për PD, në shtator, gati për luftë me regjimin dhe për fitore të reja, përpara”, deklaroi ai. Më tej zoti Ristani theksoi se demokratët po kalojnë kohë të vështira për shkak të lidershipit të Bashës.

“Le të nënvizojmë disa konstatime dhe të ringremë pyetjet që vinë natyrshëm. PD, për herë të parë në histori, humb tre herë radhazi, zgjedhjet e përgjithshme. Demokratët dhe gjithë shqiptarët, gjenden përballë një regjimi kriminal dhe të korruptuar. Kryetari Basha premton se tani, do të fillojë beteja me regjimin.

Lideri historik i PD, z. Berisha është goditur rëndë nga politika e SHBA. Demokratët po kalojnë ditët e tyre më të vështira për shkak të dëshpërimit, humbjeve të njëpasnjëshme, dhunës së regjimit, mungesës së shpresës dhe besimit”, nënvizoi Ristani.