osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Gjykata Kushtetuese mbështet paraprakisht shkarkimin e Metës: Presidenti duhet të jetë mbi palët, nuk mund të investohet politikisht

Gjykata Kushtetuese mbështet paraprakisht shkarkimin e Metës: Presidenti duhet të jetë mbi palët, nuk mund të investohet politikisht

Presidenti Ilir Meta rrezikon që të shkarkohet nga detyra edhe nga Gjykata Kushtetuese. Parlamenti votoi me 104 vota pro shkarkimit të tij dhe tashmë raporti ka kaluar në Kushtetuese, e cila do të vendosë në fund fatin e presidentit. Por dje kjo gjykatë ka dhënë sinjalet e para se mund të rrëzojë kreun e shtetit.

Kushtetuesja zbardhi dje vendimin për përplasjen Rama-Meta sa i takonte dekretimit të ministrave. Në vendim flitet për rolin e presidentit dhe detyrat që ai ka. Mazhoranca e akuzon Metën se nuk ka qëndruar mbi palët, pra nuk ka zbatuar unitetin e popullit dhe është përfshirë politikisht.

Ndërkohë Kushtetuesja në vendimin e saj shprehet qartë se Presidenti duhet të jetë asnjanës dhe nuk duhet të mbështesë asnjë krah politik, duke rënduar në këtë mënyrë pozitat e Metës.

Kushtetuesja ka shkuar përtej asaj se çfarë shkruhet në Kushtetutë, pasi ka shqyrtuar diskutimet në Komisionin Parlamentar për Hartimin e Projektkushtetutës (Debati Kushtetues, vëllimi I, botim i OSBE-së, viti 2006). “Presidenti i Republikës është konceptuar si figurë neutrale, me rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, balancimin e pushteteve dhe kryerjen e funksioneve të tyre respektive, rol i cili lidhet edhe me procedurën e zgjedhjes së tij në drejtim të shumicës parlamentare të nevojshme dhe të raundeve të votimit (fq. 320).

Presidenti nuk duhet të investohet politikisht, sepse duhet të ruajë pozitën e tij të pavarur (fq. 393). Ai nuk duhet të shihet as si pjesë e drejtpërdrejtë e ekzekutivit dhe as si pjesë e drejtpërdrejtë e partive politike, por si një arbitër kushtetues, i cili vetëm në këtë rol mund të zgjidhë krizat institucionale dhe të bëhet garant i Kushtetutës”, theksohet në vendimin e Kushtetueses të publikuar dje.

Presidenti duhet të jetë neutral

Në përfundim të argumentit 7, anëtarët e Kushtetueses shprehen se qëllimi i kushtetutëbërësit ka qenë që Presidenti të jetë një figurë neutrale, super partes, garant i Kushtetutës dhe arbitër në zgjidhjen e krizave institucionale. Më tej theksohet se ai vërtet ndikon në jetën politike, por asnjëherë nuk mund të shkojë përtej asaj që përcakton Kushtetuta. “Gjykata çmon se presidenti, pavarësisht se për shkak të funksioneve të tij kushtetuese nuk merr vendime politike, ndikon në jetën politike të vendit, në përputhje me rolin që Kushtetuta i ka caktuar në republikën parlamentare”, thuhet më tej.

Raporti i Venecias

Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka futur edhe opinionin e Komisionit të Venecias, i cili foli për përplasjet mbi datën e zgjedhjeve. Edhe aty shprehet qartë se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe nuk duhet të përfshihet politikisht. Edhe Komisioni i Venecias është shprehur:

“Kushtetuta i cakton Presidentit një pozicion neutral si “kreu i shtetit” dhe si organi që “përfaqëson unitetin e popullit”. Këto atribute nuk nënkuptojnë që autoriteti i Presidentit është mbi politikën. Ato më saktë nënkuptojnë që Presidenti duhet të mbetet jashtë politikës partiake, me qëllim që të sigurojë, ndër të tjera, një konkurrencë të ndershme midis palëve dhe funksionimin e rregullt të formës së qeverisjes dhe të veprimtarive të tjera të shtetit (…) një President, misioni kryesor i të cilit është përfaqësimi i unitetit të popullit, ka mandatin kushtetues për të kontribuar në funksionimin normal të shtetit”, thuhet në vendim.

Pra nëse bëjmë një krahasim mes këtij vendimi dhe raportit të dorëzuar nga Kuvendi, duket se presidenti e ka pisk punë. Kushtetuesja ka nisur shqyrtimin e dosjes dhe shumë shpejt do të vendosë nëse kemi apo jo shkelej të rënda. Nga ana tjetër një gjykatë nuk mund të dalë me qëndrime të ndryshme, pra nëse në këtë vendim thuhet se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe të mos përfshihet politikisht, kështu pritet të thuhet edhe në vendimin që do të jepet për shkarkimin e presidentit.