osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Avokati nxjerr fakte për Ilir Metën: E pret b.urgu sapo të shkarkohet, bën pjesë në grupin e keqbërësve të Shqipërisë

Avokati nxjerr fakte për Ilir Metën: E pret b.urgu sapo të shkarkohet, bën pjesë në grupin e keqbërësve të Shqipërisë

Fundi i presidentit Ilir Meta do të jetë në burg. Kështu u shpreh dje avokati Spartak Ngjela, i cili në një postim në rrjetet sociale, komentoi procesin e votimit të dielën dhe situatën post-zgjedhore. Sipas tij, opozita bashkë me presidentin janë hedhur në sulm kundër zgjedhjeve të 30 qershorit sepse nuk kanë kapacitet mendor. Ngjela veçoi Metën si politikanin më keqbërës të Shqipërisë.

Për shkak të bëmave të tij të këqija për vendin, avokati parashikoi arrestimin e presidentit sapo ai të shkarkohet nga mazhoranca. “E keni parë si janë bërë? Duan të kapen tani nga zgjedhjet. Janë nivel i ulët intelektiv. Pa mend. E shihni se çfarë llomotisin: zgjedhje mister thonë. Nuk morën pjesë në zgjedhje dhe pastaj thonë se nuk kishte zgjedhje. E dini pse: se qëndresa për të zhvilluar këto zgjedhje i varrosi me gjithsej. Mendje, mendje më të shterpëzuara nuk ka parë historia e Shqipërisë. (!) Në fakt kanë humbur me gjithsej dhe tani le të presin të qetë akuzën penale dhe shpronësimin ligjor. Kurse më budallai po rezulton Ilir Meta. Ai po luan rolin e komikut. Është në prag të shkarkimit të tij ligjor dhe luan sikur të jetë një mbret i ligjshëm. Është në grupin keqbërës të Shqipërisë dhe në prag të burgut, dhe sillet sikur të jetë mbreti i një dinastie dyqindvjeçare”, tha Spartak Ngjela.
Meta dhe Berisha në hall të madh! Avokati shtoi më tej se Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë bashkë kundër Shqipërisë. Por sipas tij, të gjitha përpjekjet e tyre janë të kota sepse ndërkombëtarët nuk do t’i lejojnë e po ju shtrëngojnë lakun sepse kanë dosje që tregojnë përfshirjen e tyre në krimin ndërkombëtar. Ngjela theksoi se Meta dhe Berisha janë në hall të madh sepse e dinë që do të jenë “kurban” të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. “Shqipëria shpëtoi nga një agresion banditesk antikombëtar, i cili kërkonte të shkatërronte Shqipërinë për të shpëtuar paratë dhe pronat e përfituara me korrupsion të lartë shtetëror.

Gjithçka erdhi si ndihmë falë politikës së lartë amerikane. Unë isha i sigurt për këtë. Kërcënimi i saj ndaj Berishës, Bashës dhe Metës ka qenë fatal për ta, dhe me fakte të implikimit të tyre në krimin ndërkombëtar. Tani shqiptarët nuk ka më forcë që t’i ndalojë në rrugën e tyre drejt prosperitetit dhe Bashkimit Europian. Kërcënimi amerikan ndaj bandës dëmprurëse të Shqipërisë është një vepër madhore për shpëtimin e shqiptarëve nga një bandë kriminale. Janë në hall. Por nuk bëjnë dot asgjë. Pse? Sepse e keqja që mund t’iu vinte nga goditja amerikane për bëmat e tyre me krimin ndërkombëtar, është shumë më e rëndë nga goditja anti korrupsion që do të marrin nga SPAK”, u shpreh Spartak Ngjela. Edhe më herët avokati e ka akuzuar presidentin si të korruptuar. Vetëm pak ditë më parë, Ngjela deklaroi se Meta duhet të largohet. “Shpresën e fundit korrupsioni e pati tek një dekret fantazmë i presidentit Ilir Meta. Por nuk krijoi dot gjë. Kohët e fantazmave juridike nuk kanë jetë në hapësirat perëndimore. Kurse ai dekret fantazmë po e çon Metën drejt shkarkimit, dhe po të mos tregohet pragmatik, mund ta drejtojë përkundrejt akuzës penale. Në fakt, Meta duhet të largohet se e ka humbur ekuilibrin nga frika e antikorrupsionit. Edhe ky po lodhet kot. Provokon politikën amerikane, dhe provokon ambasadorët me psikologjinë e Çorovodës. Dhe ata qeshin me të, sepse ia dinë arsyen pse i bën: është i trembur”, deklaroi Spartak Ngjela. /Mimoza Ibra