osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Refuzo SHBA-BE për dialog me Ramën! Plaku Berisha nuk heq dorë nga skenarët rusë: Ultimatum Bashës të rinisë mosbindjen civile!

Refuzo SHBA-BE për dialog me Ramën! Plaku Berisha nuk heq dorë nga skenarët rusë: Ultimatum Bashës të rinisë mosbindjen civile!

Sali Berisha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga skenarët rusë të dhunës. Gjatë një interviste për gazetën italiane “Le Stampa”, Berisha kërcënoi se do të reagojë me të gjitha format e mosbindjes civile, duke nënkuptuar se ai nuk ka hequr dorë nga skenarët e dhunshëm rus. Po ashtu, ish kryeministri i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha që ta çojë vendin drejt përplasjes civile. “Do të reagojmë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile.

Kryetari i opozitës do të vendosë së shpejti për këtë”, tha Berisha. Por i pyetur nëse në protestat e opozitës do të shpërthejnë në dhunë, ish-kryeministri deklaroi se opozita do të vijojë misionin e saj. “S’di ta them. Ne do vijojmë betejën tonë”, tha ai. Sipas tij, opozita e ka nisur aksionin e saj kundër qeverisë dy vite më parë, duke shtuar se ndërkombëtarët nuk e kuptojnë rëndësinë e vërtetë të këtyre tubimeve. “Opozita e PD, Lulzim Basha i nisi protestat para dy vitesh, që përpara zgjedhjeve, por bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi rëndësinë e këtyre protestave. Rama e përdori të gjithë shtetin gjatë fushatës zgjedhore, por pavarësisht kësaj, Basha e njohu humbjen dhe ishte i pranishëm në Parlament, deri para pak muajsh, kur në shkurt të 2019-s, kur u bë dorëheqja në masë nga mandatet. Dhe tani kemi publikimin e përgjimeve nga “Bild”, që konfirmojnë gjithçka që po them”, u shpreh Berisha. Berisha kundër marrëveshjes me Ramën. Po ashtu, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër një marrëveshjeje me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar kështu edhe dorëheqjen e tij. “Në 2006-n, kur unë isha kryeministër, Rama ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe nuk pranonte datën e zgjedhjeve. Atëherë, kryetari i atëhershëm i shtetit Alfred Moisiu, i shtyu zgjedhjet me 5 muaj. S’e mendova për asnjë moment se mund të shkoja vetëm në zgjedhje, kushtetuta jonë imponon pluralizmin. S’mendoj se me Ramën në pushtet është e mundur një marrëveshje. Ai ka ngritur në këmbë një narko-shtet.

Duhet fillimisht të dorëhiqet e më pas të lërë popullin që të votojë për Parlamentin”, tha Berisha duke i çuar mesazh Bashës. Por ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka anashkaluar pa sulmuar ashpër edhe faktorin ndërkombëtar në Shqipëri. Ish-kryeministri deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe OSBE mbajnë sjellje të njëanshme, të cilat sipas tij nuk i shërbejnë stabilitetit në vend. Berisha tha se problemi në vend nuk është opozita por qeveria. “Tek bashkësia ndërkombëtare gjej sjellje të njëanshme të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë. Kush mendon se problem është opozita, bën një gabim të madh që mund të ketë pasoja. S’po them se opozita është e përkryer, por problem i Shqipërisë është narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojmë të drejtat”, u shpreh ai. Por ish-kryeministri gjithashtu doli kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij, vendi nuk është ende gati për tu bërë pjesë e unionit. “Jo, s’jemi ende gati. Francezët, gjermanët, holandezët e danezët po e kundërshtojnë hapjen e negociatave dhe ajo çka thonë për vendin tonë në fakt, përmes vëzhguesve të tyre, nuk është e gënjeshtërt. Shqipëria po gremiset në një ‘kakistokraci’, çdo vit e më keq. Jam shumë i shqetësuar nga kjo krizë e tmerrshme që po kalojmë”, u shpreh Berisha./Elisjeda Kiko