osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Basha shton ankthin te Meta e Berisha, mban peng ish-kryeministrin për rikandidimin dhe zvarrit negociatat me LSI, presidenti nis presionet

Basha shton ankthin te Meta e Berisha, mban peng ish-kryeministrin për rikandidimin dhe zvarrit negociatat me LSI, presidenti nis presionet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të mbajë peng rikandidimin për deputet të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe aleancën me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Prej disa javësh Partia Socialiste dhe disa nga partitë aleate të PD kanë nisur fushatën elektorale, madje kanë zbuluar edhe se kush do të jenë kandidatët për deputetë në qarqe të caktuara. Ndërkohë e vetmja që vijon të jetë hermetike, duke mos zbuluar asnjë detaj nga strategjia e saj, është Partia Demokratike.

Basha mban peng Berishën për rikandidimin

Por gazeta ka mësuar se heshtja e Lulzim Bashës iu ka futur të dridhurat të gjithëve, madje edhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, sikundër është ish-kryeministri Berisha, njeriu që e katapultoi ata në krye të selisë blu. Ky i fundit në daljet e shpeshta mediatike nuk e ka fshehur entuziazmin për të qenë sërish kandidat për deputet nën siglën e PD, ndërsa në disa raste ka bërë edhe lojëra fjalësh, duke mos preferuar të tregojë zonën se ku do të garojë për t’iu bashkuar Parlamentit të Legjislaturës së 2021-2025.

Mirëpo të mërkurën teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Berisha e shfaqi hapur ankthin dhe i dërgoi një mesazh kryedemokratit Basha, kur tha se nuk e di ende se ku do të jetë kandidat për deputet. “Unë do të kandidoj, por se ku do ta bëj të ditur së bashku me deputetët e tjerë të PD-së. Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një. Këtë do ta përcaktoj me udhëheqjen e PD-së”, deklaroi Berisha.

Kjo do të thotë se qëndrimi stoik i shefit të selisë blu, duke mos publikuar listën e kandidatëve për deputetë, jo vetëm që nuk është mirëpritur nga Berisha, por ka shtuar ankthin tek ish-lideri demokrat, pasi mund të ndodhë që ai të mbetet jashtë listave për deputet.

Madje, të njëjtat burime nga selia blu i pohuan gazetës se ky ankth i është shtuar Berishës, jo vetëm për shkak të kësaj strategjie që po ndjek kryedemokrati Lulzim Basha, por edhe pas disa deklaratave të lëshuar nga anëtari i Komisionit të Vlerësimit pranë Partisë Demokratike, ish-ministrit Genc Ruli, se ka ardhur koha që Berisha të pensionohet politikisht. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Basha zvarrit negociatat me LSI, Meta nis presionet

Por paralelisht me mosbërjen publike të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha po zvarrit edhe negociatat me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në korridoret e politikës ka zëra se opozita e bashkuar do të shkojë me dy lista në zgjedhje, ku njërës t’i prijë PD me disa nga aleatët e saj, ndërsa tjetrës LSI.

Mirëpo disa sondazhe të publikuar ditët e fundit, kanë shkaktuar ankth tek partia e Kryemadhit, pasi kjo forcë politike del e rrudhur krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017. Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate, presidenti Ilir Meta, eksponentë dhe media pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë rritur presionet ndaj Bashës, duke i kërkuar që opozita të shkojë me një listë unike në zgjedhjet e 25 prillit.

Madje, mësohet se media pranë Metës po bëjnë gati çdo ditë sondazhe dhe analiza, ku kujdesen që LSI-në ta nxjerrin forcë përcaktues dhe me vota të njëjta si në zgjedhjet e 2017, çka për ta është një sinjal që Basha duhet ta marrë të mirëqenë dhe të mos bëjë vaki që të ndahet apo braktisë partinë e Kryemadhit. Pra, përmes këtyre presioneve ata po i imponojnë Bashës që të pranojë Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi pa këtë parti nuk i fiton dot zgjedhjet.