osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SHBA dyshime për infiltrim të k.riminelëve, të ngelurve në veting dhe të korruptuarve në listat e deputetëve! Telefonata e ultimatume për PD, PS, LSI

SHBA dyshime për infiltrim të k.riminelëve, të ngelurve në veting dhe të korruptuarve në listat e deputetëve! Telefonata e ultimatume për PD, PS, LSI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të pastruar Parlamentin nga kriminelët dhe të korruptuarit. Ligji i dekriminalizimit ka penalizuar shumë emra, por teksa jemi afër zgjedhjeve, të shumtë janë ata që kanë ambicie për të qenë në Parlament edhe pse kanë të shkuar kriminale.

Nga ana tjetër, politika i sheh të inkriminuarit si burim votash e parash. Rasti i përgjimeve për dosjet “339” dhe “184” e tregoi qartë se si kriminelët ushtronin presione e frikë te votuesit. Por pas reformës zgjedhore, ambasadorja amerikane Yruri Kim po kujdeset që në Parlamentin e ri të futen persona me integritet dhe pa të shkuar kriminale. Ambasadorja disa herë ka lëshuar mesazhe për partitë ndërsa gazeta ka mësuar se ajo po punon dhe në prapaskenë.

Pak kohë më parë në zyrat e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe të Monika Kryemadhit mbërriti një letër, ndërsa mësohet se ka pasur dhe telefonata e mesazhe në celular për të mos përsëritur zgjedhjet e shkuara. Sipas burimeve, ambasada e SHBA kërkon që të mbeten jashtë listave 4 kategori personash: Ata që janë të lidhur me krimin dhe të dënuar, ata që janë akuzuar për afera korrupsioni ose janë dënuar, ata që janë shpallur “non grata” nga DASH si dhe gjyqtarët e prokurorët e ngelur në veting apo të afërm të tyre.

Sipas burimeve, Kim ka pasur komunikime të vazhdueshme me krerët e PS, PD dhe LSI, teksa ja u ka bërë të qartë se nuk do të tolerohet asnjë prej kategorive të mësipërme të futet në lista.

Futja e të ngelurve në veting në politikë

Të enjten kryeministri Rama ishte ai i cili dha sinjale se gjyqtarë e prokurorë brenda apo jashtë sistemit për shkak të vetingut, janë duke punuar me parti të opozitës kundër qeverisë. Dyshimet janë se të ngelurit në veting po bëjnë fushatë kundër qeverisë, ndërsa po angazhohen me parti të caktuara qoftë individualisht, qoftë përmes familjarëve të tyre. Por mësohet se amerikanët janë kundër riciklimit të tyre të Parlament. Ai që e ka përforcuar dje këtë fakt është zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili në rrjetet sociale deklaroi se të ngelurit në veting janë duke bashkëpunuar me PD dhe LSI.

“Dua të them disa gjëra: Unë u besoj njerëzve që shoh sy më sy. LSI-PD shtuar me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, nuk fitojnë në zgjedhje, nuk vijnë kurrë në pushtet. Cilido që mendon e beson tek ta, duhet të dijë së përsëri investon për të qenë në opozitë”, tha ai duke treguar se gjyqtarë e prokurorë po bashkëpunojnë me opozitën kundër qeverisë.

Reagon sërish Kim

Dje ambasadorja amerikane Yuri Kim reagoi sërish në rrjetet sociale, duke rishpërndarë mesazhin e pak ditëve më parë. Ajo ua ka bërë të qartë partive politike se duhet të fusin në listat e kandidatëve emra të pastër dhe jo të inkriminuar. “Paralajmërim: Ndërkohë që partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të jenë përgjegjës për ata që garojnë. Ju lutem kontrolloni kandidatët, mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, tha Yuri Kim.

Por nëse kthehemi pas në kohë, mesazhi i Kim u dha fillimisht më 22 korrik 2020, ditën kur degët e PD propozuan ish-gjyqtarin Gjin Gjoni si kandidat për deputet. Në atë kohë ambasadorja reagoi me njëherë duke dhënë mesazhin e mësipërm. Fakti që dje e risolli këtë mesazh është sërish një sinjal se amerikanët janë të vendosur për të mos lejuar futjen në politikë të të korruptuarve në drejtësi