osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Berisha ndjen erën e burgut, ja çfarë fshihet pas alarmit për të mbledhur Kuvendin, vizita e ekipit amerikan dhe deklaratat e Kim-Escobar kanë futur në panik ish-kreun e PD

Berisha ndjen erën e burgut, ja çfarë fshihet pas alarmit për të mbledhur Kuvendin, vizita e ekipit amerikan dhe deklaratat e Kim-Escobar kanë futur në panik ish-kreun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i trembet një lëvizje të re nga ana e amerikanëve. Shpallja “non grata” ishte hapi i parë, por nëse shihen lëvizjet e javëve të fundit, sinjalet janë të qarta se për amerikanët emrat “non grata” duhet të ndëshkohen.

Në korridoret e politikës dhe drejtësisë flitet se kanë nisur hetimet për një numër të madh pushtetarësh. Gazetari Artan Hoxha pak ditë më parë u shpreh se nuk do mbetet pas as Berisha. Amerikanët ndërkohë kanë shtuar vizitat në Tiranë.

Pra, duke parë sjelljet e Berishës, fjalimet dhe sulmet e tij, duket se frika e tij më e madhe është hapja e një procesi penal dhe arrestimi.

Nxitimi për të marrë PD

Një element tjetër që bie në sy është se Berisha duket se po nxiton që të largojë sa më shpejt të jetë e mundur Bashën dhe të marrë kreun e partisë. Duket se kjo është në strategji mbrojtjeje, pasi duke qenë kryetar i opozitës, ish-kryeministri mendon se do të ketë më shumë imunitet.

Të mërkurën dërgoi firmat në PD për të thirrur Kuvendin dhe ka nisur një debat i madh nëse i ka vërtet firmat nevojshme. Berisha nuk pranon të verifikohen dhe PD shprehet se nëse nuk verifikohen s’kanë vlerë.

Pra duket sikur Berisha po bën ç’është e mundur për të thirrur Kuvendin dhe larguar Bashën, pavarësisht statutit apo shkeljeve që mund të jenë bërë me firmat. Madje ka dhe nga ata që thonë se mund të ketë falsifikime. Ndërkohë nga ana tjetër kemi amerikanët që po dërgojnë mesazhe nga dita në ditë. Një delegacion me 3 kongresmenë dhe 1 senatore erdhën në Tiranë. Ata u takuan me Bashën dhe i dhanë atij mbështetje.

Edhe pse u tha se vizita ishte për afganët, në fakt ata janë interesuar për situatën politike dhe rrezikun e destabilitetit që mund të vijë nga Berisha. Pra duket se ish-kryeministri po monitorohet në çdo hap të tij. Ndërkohë kemi ambasadoren amerikane, e cila tha dy ditë më parë se faktet ndaj tij janë 100 për qind të sakta.

Po ashtu paralajmëroi izolimin e PD. Ndërkohë më tej shkoi i dërguari i DASH, Gabriel Ecobar, i cili tha se do të ketë sanksione ekonomike ndaj emrave “non grata”. Të gjitha këto tregojnë se telashet ndaj Berishës mund të shtohen dhe ai po nxiton dhe po përdor çdo mënyrë që të marrë kreun e PD.

Por ky nxitim duket se po sjell dhe gabime, pasi manovra me fshehjen e firmave duket se po e rrëzon gjithë alibinë e “Foltores”. Sinjalet janë se dhjetori do jetë një muaj interesant dhe duhet parë se çfarë do të ndodhë pas Kuvendit.

Ka zëra që thonë se Berisha do nisë protestat e dhunshme, ndërsa ka të tjerë që thonë se drejtësia po punon në prapaskenë dhe mund të ketë zhvillime. Mbetet të shihet se çfarë surprizash do sjellë fundviti për politikën shqiptare dhe veçanërisht ish-kryeministrin.

Bejko: Berisha do mburojë nga SPAK

Edhe demokrati Roland Bejko, deklaroi dje se ish-kryeministri Berisha po e bën gjithë këtë luftë për të shmangur arrestimin nga SPAK. Sipas tij, e gjithë kjo po përdoret për të krijuar një mburojë.

“Berisha ishte gati, plani i tij ishte që të merrte PD, Foltoret e para kanë qenë dobët, pastaj në Vlorë dhe në Fier artikuloi një gjysmë projekti politik që rrugës mori projektin politik. I duhet patjetër Berishës PD, si një bunker, që po e arrestuan nga SPAK do të konsiderohet si sulm politik, një arrestim politik, për t’i treguar që të mos e nxirrnin më nga politika”, tha Bejko. Po në të njëjtën linjë ka qenë dhe gazetari Ben Andoni.