osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës gjen lidhjen mes Edi Ramës, Erdoganit dhe Mitcotaqit

Bilushi i Metës gjen lidhjen mes Edi Ramës, Erdoganit dhe Mitcotaqit

Pas lajmit se Greqia zyrtarizoi vendimin për të vendosur kufirin detar 12 milje nga bregu i saj, i ngelet të zgjidhë problemin me Turqinë dhe Shqipërinë, me dy shtete me të cilat ka probleme të ndarjes në mes të hapësirës detare aty ku është më pak se 12 milje.

Nga një analizë e thellë e bërë nga Bilushi i Metës duke u mbështetur tek një grup pune i zgjeruar në të cilën bën pjesë Tit Vasili, Tan Shehu, Qim Peka, ka arritur këto konkluzione:

Vendimi i Greqisë është marrë pasi Greqia ka detyruar Edi Ramën të pranojë kushtet e saj, pasi ai është një servil i Mitcotaqis.

Ja si e shpjegon Tit Vasili: Mitcotaqis e ka thirrur në vilën e tij në Athinë dhe i ka thënë: -O Vëlla. Do ta bësh për mua. Nuk shkoj dot në shtëpi. Më del para motra ime Bakojanis, dhe më thotë, unë femër dhe e fut në xhep atë ministrin e Jashtëm atëhere Luli Bashën. Ti nuk bën dot zap një njeri si Edi Rama.

Le pastaj kur mendoj që Dora ka vënë në rresht dhe Berishën që e ka pasur frikë dhe babai jonë.

Tani unë jam fëmija i fundit në familje. Nuk duhet të më turpurosh duke kundërshtuar. Bëje për mua se nuk e duroj dot motrën. Po nuk ma bërë ketë nder ajo do më marrë pushtetin.

Dhe Edi Rama ja dha fjalën si servil dhe i shitur që është.

Pastaj Edi Ramën e mori në telefon Erdogani dhe e thirri në Stamboll. Tritan Shehu ka bërë këtë dëshmi:

-Ty të kam besnikun tim,- i tha. Ti nuk je si ai edepsëzi Saliu që unë i thashë mos e firmos kufirin detar me Greqinë më 2009 se do na hapësh telashe dhe ne me atë firmë. Ai nuk më pyeti se e joshën grekët dhe më denoncoi mua publikisht.

Pas kësaj Edi Rama u bë entuziast dhe i dha fjalën “Sulltanit” se do dërgonte dy kompani paqeruajtëse shqiptare në kufirin turko- grek dhe do t’i bënte thirrje shqiptarëve që janë ushtarë në ushtrinë greke, që në rast konflikti të kalonin me Turqinë. Kjo tregon se Edi Rama është servil dhe ushtar i Erdoganit dhe do të na prishë me Greqinë,- tha Tritan Shehu.

Pasi i dëgjoi të dy palët Qim Peka tha: E pra të dashur teleshikues gjithçka është e qartë. Edi Rama është i shitur tek Greqia dhe tek Turqia. Greqia do t’i marrë detin dhe Shqipërisë dhe Turqisë. Turqia do t’i marr detin Greqisë. Shqipëria do t’i japë det Greqisë dhe do t’i marrë lekë Turqisë. E kuptoni vetë ju pastaj.