osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbulim i jashtëzakonshëm: Si ishte një Fast Food në Pompei-n e famshëm dhe tragjik

Zbulim i jashtëzakonshëm: Si ishte një Fast Food në Pompei-n e famshëm dhe tragjik

Arkeologët në Pompei, një qytet antik nën rrënojat e një apokalipsi vullkanik në 79 pas Krishtit, gjetën mbetje të mrekullueshme të një restoranti të ushqimit të ngrohtë dhe pijeve që u ofronte kalimtarëve atë që është një version i lashtë i ushqimit të tanishëm të shpejtë – Fast Food.

Restoranti është i njohur si një termopol, dhe u zbulua në Parkun Arkeologjik Regio V, i cili nuk është ende i hapur për publikun.

Gjurmët e ushqimit gati 2,000-vjeçar u gjetën në disa enë që i pronari i restorantit i kishte sajuar ​​në banak në trajtë gropash.

Pjesa e përparme e banakut ishte zbukuruar me afreske me ngjyra të ndezura, dhe disa përshkruanin kafshë që ishin pjesë e përbërësve të ushqimit, të tilla si mishi i pulës dhe rosat.

“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm. Kjo është hera e parë që ne po gërmojmë një termopol të tërë,” tha Massimo Ossana, drejtori i Parkut Arkeologjik Pompei, raporton CNN.

Arkeologët gjetën gjithashtu një tas bronzi të zbukuruar, enë qeramike gatimi …

Pompei, 23 kilometra në juglindje të Napolit, ishte shtëpia e rreth 13,000 njerëzve kur u varrosën nën hi.

“Analizat tona paraprake tregojnë se vizatimet në pjesën e përparme të banakut përfaqësojnë, të paktën pjesërisht, ushqimin dhe pijen e servirura aty,” tha Valeria Amoretti, një antropologe.

Amoretti tha se gjurmët e peshkut, kërmijve dhe viçit u gjetën në kontejnerë, një zbulim që ajo e quajti “një dëshmi për larminë e madhe të produkteve shtazore të përdorura për të përgatitur vaktet”.

Një dokumentacion i rrallë i jetës greko-romake, Pompei është një nga atraksionet më të njohura italiane dhe një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.