osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çfarë do të ndodhë tashmë me ish-ministrin Tahiri, pas vendimit nga Gjykata e Apelit?

Çfarë do të ndodhë tashmë me ish-ministrin Tahiri, pas vendimit nga Gjykata e Apelit?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rikthehet edhe njëherë në pikën zero të përballjes me drejtësinë. Gjykata e Apelit vendosi sot të prishë vendimin e Shkallës së parë dhe të rikthejë çështjen në Gjykatën e Posaçme.

Por, çfarë do të ndodhë tashmë me ish-ministrin Tahiri?

Gazetarja Klodiana Lala thekson për “BalkanWeb” se tashmë fillon një etapë e re për ish-ministrin dhe përballjen e tij me drejtësinë, që krijon jo pak problematika sa i përket karrierës së tij politike.

Siç raporton gazetarja, në momentin që Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin, automatikisht dosja voluminoze e Tahirit rikthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Më pas, caktohet trupa e re që do të shqyrtojë dosjen dhe Prokuroria do të vijojë, duke kërkuar dënimin e Tahirit për akuzën e trafikut të d.rogës në kuadër të grupit k.riminal “Habilaj”.

Ndërkohë, Tahiri do të përballet me Gjykatën e Posaçme në mënyrë të përshpejtuar, ku nëse nuk paraqiten problematika gjatë procesit, do të duhen jo më shumë se 3 apo 4 seanca.

Mund të ndodhë në finale që të jetë vetë Prokuroria, e cila të tërhiqet nga akuza, vetë Gjykata të japë dënim, ose Gjykata të japë pafajësi. Nëse merr pafajësi, mendohet se nuk do të shkohet sërish në Gjykatën e Apelit. Pra, përballja e ish-ministrit me drejtësinë rifillon nga e para.