Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se Apeli ka marrë vendimin ta rikthejë çështjen për gjykim.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka konstatuar problematika lidhur me gjykimin ndaj Tahirit dhe Joeld Çelës.
Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Tahirin me 3.4 vite me shërbim prove, me a.kuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vjet b.urg, me akuza të rënda lidhur me grupin e Habilajve në trafikun e d.rogës.