osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Komisioni Evropian bën propozimin e rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi/ “Dialogu me të gjitha forcat politike është kyç ..

Komisioni Evropian bën propozimin e rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi/ “Dialogu me të gjitha forcat politike është kyç ..

Pas shtyrjes së papritur të takimit mes palëve në Uashington,Komisioni Evropian ka shprehur mbështetje për rifillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në zyrat e Brukselit.

Gjatë një vizite zyrtare në selinë e BE-së, presidenti serb Aleksandër Vuçiç mundi të premten të shkëmbejë biseda për çështjet fqinjësore dhe ato të integrimit të Serbisë me shefen e ekzekutivit evropian, Ursula fon Der Lajen dhe me zyrtarë e ndërmjetësues të dialogut dypalësh.

“Dialogu me të gjitha forcat politike është kyç për avancimin e reformave që do e afrojnë Serbinë me BE-në. Dialogu me Kosovën është thelbësor,” – shkroi në Tëitter zyrtarja gjermane, fon Der Lajen, mesazh i cili u përsërit edhe nga komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhei.

Takimet e Vuçiçit në Bruksel pasojnë ato të ditës së enjte të kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti.

Pas konsultimit me Hotin, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, nënvizoi nevojën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi pas gati dy viteve pezull për shkak të tarifave.

“Emërimi i fundit i ambasadorit, Mirosllav Lajçak si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, ilustron fokusin e BE-së në këtë dialog, vazhdimi i të cilit është paraparë të ndodhë në muajin korrik në Bruksel,” – informoi presidenti Mishel pas takimit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu ka paralajmëruar se në javën e tretë të korrikut mund të mbahet një samit dypalësh në Francë.

Samiti do të thellonte pajtimin që palët tentuan të arrinin më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por aktakuza për krime lufte në kohën e UÇK-së të ngritura nga Prokuroria Speciale në Hagë kundër presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, shtynë Prishtinën ta anulojë mbledhjen.