osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çudira të drejtësisë! Pas largimit të Dvoranit, një tjetër gjyqtare me mandat të përfunduar Vitore Tusha, merr në dorë KED, të martën mbledhje për të analizuar qëndrimet e Komisionit të Venecias

Çudira të drejtësisë! Pas largimit të Dvoranit, një tjetër gjyqtare me mandat të përfunduar Vitore Tusha, merr në dorë KED, të martën mbledhje për të analizuar qëndrimet e Komisionit të Venecias

Me largimin e Ardian Dvoranit, si kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të mos e lërë pa drejtues njërin prej institucioneve më të rëndësishme në drejtësi.

Kështu, Vitore Tusha do të drejtojë tashmë KED-në, sepse në cilësinë e anëtares së Gjykatës Kushtetuese do të jetë në krye të këtij institucioni deri në hedhjen e shortit për kreun e ri të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mirëpo zonja Tusha nuk ka humbur kohë, pasi jo vetëm që ka marrë në dorë KED, por të martën ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të analizuar qëndrimet e Komisionit të Venecias.

Kjo gjë është bërë e ditur nga një njoftim i Gjykatës së Lartë, e cila mes të tjerash thekson se mbledhja do të zhvillohet në kushte të rrepta për shkak të masave anti-Covid-19. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), njofton se ditën e martë datë 30.06.2020, ora 15:00, thërret mbledhjen e tij të radhës me këtë rend dite: Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020

“Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” për sa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara. Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Duke patur parasysh situatën e krijuar si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe në funksion të parandalimit të përhapjes së tij, ky këshill do të respektojë rregullat mbi kufizimet dhe distancimin fizik”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë. Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 4 kundër.

Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë që disa ditë pas shkarkimit, ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar një letër ish-kolegëve të këtij institucioni, duke iu kërkuar që të organizojnë sa më shpejt mbledhjen e radhës për shqyrtimin e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse e quan antikushtetuese nismën e presidentit Meta për të dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësor shqyrtimin e mandatit të tij në Gjykatën e Lartë dhe vendimin e këtij të fundit për të ndërprerë mandatin e tij në këtë gjykatë, rrjedhimisht edhe në KED, Dvorani thotë se kjo nuk duhet të pengojë punën e KED.