osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çifti britanik: Pronari në Londër na rriti qiranë, tani jetojmë dhe punojmë në Shqipëri! Çmimet janë 80% më të ulëta se në Britani

Çifti britanik: Pronari në Londër na rriti qiranë, tani jetojmë dhe punojmë në Shqipëri! Çmimet janë 80% më të ulëta se në Britani

Shqipëria është zgjedhur si një nga destinacionet më të preferuara jo vetëm për të kaluar pushimet, por edhe për të jetuar. Kjo veçanërisht zgjidhet nga të rinjt e huaj të cilët kanë mundësi që të punojnë edhe nga distanca.

Një çift britanik, Laura dhe Dan, për mediat e huaja kanë rrëfyer se si morën vendimin për të jetuar në Shqipëri, që kur pronari i shtëpisë në Londër u dha lajmin e keq të rritjes së qirasë me 30%.

Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, zbardhet dëshminë e djalit të anëtares së KLP-së! Kontrata për truallin në Radhimë në këmbim të apartamentit 60 m2
LEXO EDHE:
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, zbardhet dëshminë e djalit të anëtares së KLP-së! Kontrata për truallin në Radhimë në këmbim të apartamentit 60 m2

Çifti britanik u shprehën se në Shqipëri është gjithçka më e lirë duke krahasuar çmimet në vendin e tyre, të cilat janë 80% më të ulëta. Ata thanë se duke qenë se kishin mundësinë të punonin nga distanca kishin filluar të hulumtonin se ku mund të kalonin të paktën një muaj, gjë që do të kushtonte më pak se jetesa në Londër, raportojnë mediat e huaja.

Ata gjithashtu treguan se ushqimi në Shqipëri ishte i mrekullueshëm, dhe se kishte një përzierje të traditave greke, italiane dhe turke. Ata u shprehën se ky ishte vendimi më i mirë që ata mund të kishin marrë ndonjëherë në jetën e tyre. Çifti thanë se Shqipëria ishte një nga vendet më miqësore dhe më mikpritëse që kishin vizituar ndonjëherë në jetën e tyre.

Po ashtu, ata janë mahnitur nga bukuritë natyrore të Shqipërisë, të cilët rrëfyen vendet që ata kanë vizituar si Tirana, Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe Ksamil. Ata nuk rezistuan pa treguar se në një muaj çifti kishte vlerësuar se duke përfshirë ngrënien dhe akomodimin, kishin shpenzuar rreth një të tretën më pak se shpenzimet që do të kishin shpenzuar në Londër, duke përfshirë edhe qiranë e apartamentit.

Edhe një numër i lartë pensionistësh sidomos nga Italia zgjedhin Shqipërinë për koston më të ulët të jetesës.