osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çudira të drejtësisë! 27 emra me mbi 5 miliardë lekë pasuri hapin zyra juridike: Të ngelurit në veting me pasuri sheikësh i futen avokatisë,

Çudira të drejtësisë! 27 emra me mbi 5 miliardë lekë pasuri hapin zyra juridike: Të ngelurit në veting me pasuri sheikësh i futen avokatisë,

Të shkarkuarit apo dorëhequrit nga procesi i vetingut duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga sistemi i drejtësisë. Edhe pse KPK ka zbuluar që një numër i madh gjyqtarësh e prokurorësh kanë pasuri të pajustifikuar, ata paratë që kanë vënë ndër vite i kanë investuar në zyra avokatie.

Janë rreth 27 emra të ngelur në veting dhe të dorëhequr nga sistemi, të cilët i janë futur botës së avokatisë. Por problemi nuk qëndron vetëm te fakti se ata janë cilësuar nga KPK si të papërshtatshëm për të vijuar me detyrën sepse kanë pasuri korruptive, por te investimi i tyre.

Normalisht në një shtet demokratik, një person që nuk justifikon pasurinë duhet të hetohet dhe pasuria t’i sekuestrohet. Te ne nuk ndodh kështu. Gazeta ka publikuar më herët një listë me të gjithë të shkarkuarit që rezulton se kanë licenca avokatie në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Por sot po tregojmë se të gjithë të shkarkuarit që janë bërë avokatë, bashkë me ata që janë dorëhequr kanë një pasuri afro 5 miliardë lekë të vjetra. Të dhënat janë nxjerr në bazë të publikimeve të bëra nga rrjeti “Birn”, i cili para çdo seance vetingu bën një bilanc të pasurisë për çdo emër. Pra rezulton se mesatarisht një prej emrave që janë shkarkuar dhe tashmë janë avokatë kanë rreth 200 milionë lekë të vjetra pasuri.

Nëse shohim rezultatet e vetingut për shumë që kanë kaluar vetingun dhe kanë dalë të pastër kanë pasuri modeste, një banesë, makinë dhe pak para në bankë. Por ata më të pasurit duket se nuk janë mjaftuar me kaq, pasi po investojnë paratë në zyra avokatie. Nëse më vonë nisi një hetim penal ndaj tyre, këto zyra mund të shërbejnë për të justifikuar pasuritë.

Emrat avokatë

Sipas të dhënave të QKB ka pasur një bum të madh licencimesh në muajt e fundit. Në listën e siguruar nga gazeta ka bie në sy se ka shumë emra të njohur. I pari që i është futur botës së avokatisë është Bashkim Dedja. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese ka kali fazën e parë të vetingut, por ngeli në Apel për shkak të problemeve me pasurinë. Një shtëpi e tij në plazh i hapi shumë probleme, pasi ai u shpreh se ajo është në pronësi të të vëllait, ndërsa rezultonte se faturat e dritave dhe ujit ishin në emër të gjyqtarit.

Tjetër emër është ish-gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj. Ai u shkarkua nga detyra në janar të vitit 2019 me vendim të formës së prerë nga KPA. Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i KQZ, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

Në dhjetor 2012, Lazaj u rikthye në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës. Po ashtu në lista ka emra si: Adriatik Cama, Antoneta Sevdari, Rovena Gashi, Ramadan Troci, etj. Sipas të dhënave të QKB shumica e zyrave të avokatisë janë hapur gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Të dorëhequrit

Përveç emrave që janë shkarkuar nga vetingu, janë dhe 5 të tjerë që janë dorëhequr nga detyra dhe i janë futur fushës së avokatisë. Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë dhe bashkëshortja e Ardian Fullanit rezulton sipas QKB që ka hapur zyrë avokatie. Ajo u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë i shpëtoi dhe vetingut. Një tjetër emër është Mirela Fana, edhe kjo ish-anëtarë e Gjykatës së Lartë.

Në QKB rezulton se ajo është bërë bashkëpronare në zyrën e avokatisë së bashkëshortit. Mes emrave është dhe ai ish-kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha. Edhe ai ka hapur zyrë avokatie. Sipas QKB zyra e avokatisë është hapur më 13/05/2019. Ajo që bie në sy është se Bashkimi Europian në progres raportin e fundit kërkon që të nisin hetimet ndaj të ngelurve në veting, pasi pretendohet se pasuria e tyre është e paligjshme dhe prokuroria duhet të vihet në lëvizje.

Momentalisht vetëm 28 vetë janë në hetim nga 117 të ngelur në total. Nga ana tjetër ka një pikëpyetje pasi neni 13 i ligjit për avokatinë ka një përcaktim që disi e ndalon që të shkarkuarit në veting të bëhen avokatë.