osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zaev i hap rrugë bashkëqeverisjes PS-PD pas 25 prillit! Precedenti maqedonas impenjim nga ndërkombëtarët për integrimin në BE

Zaev i hap rrugë bashkëqeverisjes PS-PD pas 25 prillit! Precedenti maqedonas impenjim nga ndërkombëtarët për integrimin në BE

Shtohen sinjalet se angazhimi për të çuar vendin drejt BE mund të sjellë një bashkëqeverisje mes mazhorancës dhe opozitës. Është folur shumë në korridoret e politikës për një skenar të tillë, ndërsa opozita e mohon, ndërsa socialistët kanë dhënë sinjale se e mbështesin.

Në qershor vendoset nëse do kemi apo jo mbledhje ndërqeveritare dhe uniteti politik është me shumë rëndësi. Javën që lamë pas në BE pati disa takime për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku u deklarua se kushtet janë përmbushur.

Por dje i ka surprizuar të gjithë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili i ka propozuar opozitës bashkëqeverisje me qëllim përmbushjen e kushteve të integrimit.

“Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për qeveri të përbashkët, qeveri me opozitën. Por të ketë person me të cilin mund të bisedohet, me Mickoskin nuk bisedohet. Nëse ata kanë një person të arsyeshëm, e nëse ne nuk e kemi, le ta heqin Zaevin, vetëm që të dyja palët të mund të flasin. Duhet ta bashkojmë popullin tonë, sepse për këtë kemi nevojë, ata e dinë këtë dhe unë e di, njerëzit tanë janë shumë të përçarë”, ka deklaruar Zaev në një intervistë për gazetën “Slloboden Peçat”.

Lëvizja e Zaevit duket se është një precedent, por pse jo edhe një kërkesë nga ndërkombëtarët. Gjatë mbledhjes së Asociim Stabilizimit Shqipëri-BE, gazeta shkroi se ndërkombëtarët e mbështesin idenë e një bashkëqeverisje PS-PD. Nëse shohim faktet, Maqedonia i ka realizuar të gjitha kushtet dhe nuk është se ka nevojë për një skenar të tillë. Shqipëria ka një klimë të polarizuar dhe BE kërkon qetësi politike.

Fakti që Shkupi po hedh një hap të tillë, është një sinjal se dhe vendi ynë mund të ndjekë të njëjtën rrugë. Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë qenë bashkë në rrugën drejt BE dhe deklarata e Zaev është padyshim një sinjal edhe për vendin tonë. Ndërkombëtarët duan të marrë fund politika e zënkave si “macja me miun” dhe mënyra e shpëtimit është ajo e bashkëqeverisjes.

Sinjalet në Tiranë

Në politikën shqiptare prej muajsh është folur për një bashkëqeverisje PS-PD dhe LSI del jashtë loje. Pak ditë më parë ishte deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili dha sinjale se pas 25 prillit do të ketë një marrëveshje shumë të madhe politike. “Besoj që nuk do të kemi nevojë për ato mandate. Meta po fillon po projektohet si lider i opozitës. Siç duket nuk ka besim te Lulzim Basha. Ka kohë që punon për të tillë.

Nuk ka më besim te lideri aktual i opozitës. Mendoj që PS nuk do të mbetet peng i mandateve të LSI-së. Nuk dua të spekuloj për të ardhmen, politika është një terren që lëviz, do të shihet vullneti i popullit dhe do të shohim. Mund të ketë edhe ndonjë marrëveshje më të madhe, që mbase i trembet Meta…”, tha Gjiknuri. Sipas burimeve të gazetës, ideja e një bashkëqeverisje mes PD dhe PS ka gjetur mbështetje dhe nga disa vende partnere. Kryeministri Rama ishte në Bruksel të hënën dhe BE e bëri të qartë se kërkon stabilitet politik.

Nga ana tjetër ambasadorja e SHBA pak kohë më parë në një studio televizive u pyet për idenë që qarkullon për një bashkëqeverisje mes PD dhe PS, ku ajo preferoi që të mos komentonte. Më herët ish-përfaqësues të LSI deklaruan se ndërkombëtarët po u kërkojnë funksionarëve të kësaj partie të ikin nga Kryemadhi, ndërkohë presidenti mori një shuplakë të fortë me dekorimin e Ardian Dvoranit, kjo tregon se të gjithë duan shkrirjen e LSI.

Ndërkohë reagimi i presidentit të hënë mbrëma ka shtuar dhe më tej dyshimet se në prapaskenë po luhet diçka më e madhe. Meta si kurrë më parë kërcënoi Bashën se do i marrë frenat e opozitës, ndërsa sulmoi drejtpërdrejt amerikanët. Sjellja e presidentit bie ndesh me zhvillimin që ndodhi paraditen e së hënës, ku PD e LSI u zotuan për bashkëqeverisje. Gruaja e tij ishte mjaft e lumtur, por Meta aspak.