osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dosjet e Adriatik Llallës tërmet për politikën, ish-Kryeprokurori ka “humbur” për policinë dhe SPAK, enigmë në duart e kujt shërbimi ka rënë i kërkuari i drejtësisë

Dosjet e Adriatik Llallës tërmet për politikën, ish-Kryeprokurori ka “humbur” për policinë dhe SPAK, enigmë në duart e kujt shërbimi ka rënë i kërkuari i drejtësisë

Prokuroria e Posaçme nuk ka kërkuar ende shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ky i fundit u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit, por nuk gjendet nga forcat e rendit.

Ditën që u dha vendimi policia i shkoi në banesë për ta arrestuar, por Llalla nuk ishte aty. Ai u shpall në kërkim kombëtar dhe të gjitha komisariatet u informuan për arrestimin e tij. Sipas burimeve policia pas kërkimeve të bëra nuk e ka gjetur dhe prej disa ditësh ka vënë në dijeni SPAK se nuk ka mundur të bëjë arrestimin e ish-Kryeprokurorit.

Madje policia nga verifikimet që ka kryer arrin në përfundimin se ai ka dalë jashtë vendit pasi figuron në sistemin TIMS se ka udhëtuar në Itali para vendimit të gjykatës dhe nuk rezulton të jetë kthyer në territorin shqiptar. Mirëpo SPAK ende nuk ka vendosur shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve nga kjo prokurori po pritet të mbarojë afati 3 mujor i kërkimit kombëtar.

Dosjet e Llallës

Dyshimet janë se Llalla ka ikur jashtë me dosje me vete. Pak kohë më parë, ai doli në një intervistë dhe kërcënoi me dosje aferash. Dyshimet janë se ish-Kryeprokurori ka prova komprometuese për individë të caktuar të politikës, qoftë majtas dhe djathtas.

“Informacionet në atë kohë vinin nga drejtime dhe burime të ndryshme që kishin dhe detyrën të raportonin duke përfshirë veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime etj. Po e nisim nga siguria kombëtare dhe kur vinin informacione të tilla Kryeprokurori është i detyruar të informojë dhe komunikojë me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit drejtuesit të policisë për të rakorduar punë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Dhe është normale që në zyrën e kryeprokurorit të mbledh shumë informacion që krahas formalisht ka edhe materialisht dhe sigurisht skaliten edhe në mendjen”, tha Llalla në intervistë. Dyshimet janë se Llalla po kërkon azil politik në një shtet të BE. Që ta arrijë këtë ai duhet të tregojë se është i rrezikuar nga politika këtu. Pra provat që ka Llalla mund edhe t’u dorëzohen shërbimeve partnere dhe dyshimet janë se kjo është karta më e fortë e Llallës. Ndërkohë mbetet mister në duart e kujt shërbimi ka përfunduar.

Nga ana tjetër, Llalla për të shpëtuar nga burgu nuk është çudi të kthehet dhe në bashkëpunëtor të dritësisë. Llalla kur ishte Kryeprokuror ka bashkëpunuar me individë të rëndësishëm të politikës dhe është akuzuar nga shumë persona se falë tij është bllokuar arrestimi i shumë politikanëve. SHBA e BE kërkuan arrestimin e Metës dhe të Berishës, por Llalla e refuzoi. Po ashtu kemi shumë padi për ish-ministra dhe asnjë nuk u dërgua në gjykatë. Pra pyetja që shtrohet është: A do të bashkëpunojë Llalla për të treguar padronët e tij dhe aferat e tyre dhe a do i nxjerrë dosjet? Nëse Llalla hap “Kutinë e Pandorës” dhe bashkëpunon me drejtësinë, rrezikohen shumë individë që fshiheshin pas tij.