osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Drejtori i KESH, Ergys Verdho, tender 65 milionë lekë për… ashensorët e Spitalit Shkodër

Drejtori i KESH, Ergys Verdho, tender 65 milionë lekë për… ashensorët e Spitalit Shkodër

Mbase SPAK, do gjejë pak kohë për t’i hetuar këto miliarda lekë që zhduken me këtë lloj tenderësh, sepse ky drejtor duhej të ishte në pranga dhe për afro 800 milionë Euro korrupsion që ka bërë gjatë kohës si drejtor i rrugëve

Gjersa nuk po e ndalon SPAK, drejtori i KESH, Ergys Verdho nuk po i ndalon qokat dhe çudirat, me tenderët që po bënë dhe gjatë 6 muajve si drejtues në këtë kompani shtetërore, ku po zbaton “përvojën” e hajdutërive të bëra në Drejtorinë e Rrugëve.

Sajesa e radhës, është tenderi 65 milionë lekë për mirëmbajtjen e ashensorëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës, kur nuk ka asnjë lidhje administrative, kontraktuale e financiare me këtë spital e me krejt shëndetësinë.

Fillimisht, menduam si Agjencia e Prokurimit ka publikuar gabim emrin e institucionit, por është e saktë, që KESH ka bërë këtë tender, me urdhër prokurimi të drejtorit Ergys Verdho, i cili ka shpallur dhe fituesin.

KESH është kompani që menaxhon hidrocentralet dhe prodhimin energjisë, por në rastin konkret, është futur në shërbimet e shëndetësisë sikur është… fondacion bamirës apo OJF.

Sipas plan-buxhetit financiar të Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se shërbimi për blerje e mirëmbajtje ashensorësh dhe për vitin 2021 e 2022, është i planifikuar në fondet Spitalit të Shkodrës.

Tenderi dhe financimi i bërë nga KESH për ashensorët e një spitali, krijon indicie të plotë shkresore, se me verdhushat e shtetit, drejtori Ergys Verdho ka bërë qokë të paligjshme, që në rastin konkret duhet hetuar si vjedhje.

Kujtojmë, se gjatë 6 muajve në krye të KESH, drejtori Ergys Verdho ka bërë tender 850 milionë lekë për parkimin e 10 makinave të zyrtareve të HEC-Fierzë; ka bërë tender 980 milionë lekë për mbushjen me ujë të makinave zjarrfikëse në HEC-Fierzë e Koman, dhe tender 65 milionë lekë, për monitorimin rënies së gjetheve nga pemët pranë HEC-Fierzë.

Mbase SPAK, do gjejë pak kohë për t’i hetuar këto miliarda lekë që zhduken me këtë lloj tendrësh, sepse ky drejtor duhej të ishte në pranga dhe për afro 800 milionë Euro korrupsion me tenderët e rrugëve./Pamfleti