osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

rafikanti Ardrit Hasanbega, i burgosur e përjashtuar nga policia për tortura të arrestuarish, emërohet shef komisarati në Berat

rafikanti Ardrit Hasanbega, i burgosur e përjashtuar nga policia për tortura të arrestuarish, emërohet shef komisarati në Berat

Çfarë lidhje ka me “Xhimin” dhe ku i gjeti 600 milionë lekë që ndërtoi hotele e lokale në Sarandë-Vlorë?

Ose drejtori Gledis Nano nuk e di që ky person është me dosje penale qysh në vitin 2008, kur ishte në policinë e Sarandës dhe u prangos për dhunë shtazarake brenda qelive të paraburgimit në komisariat, ose ia kanë zhdukur dosjen në vitin 2013, kur e rikthyen në polici, ndërsa sot në SPAK e SHÇBA ka 24 denoncime për bashkëpunim me grupet e kultivim-trafikut të drogës kur ishte Shef Rendi në Shkodër.

Me cilët grupe kriminale është lidhur në Berat, ku drejtor policie është krushku i tij Edmond Targaj

Ndërkohë që Gledis Nano po flet për reformim e pastrim të Policisë së Shtetit, nga punonjës dhe drejtues të lidhur me grupe e aktivitete kriminale, edhe duke dekonspiuruar aksione e nxjerrë kolegë në kurthe, njeri prej këtyre “monstrave” është emëruar Shef Komisariati në Berat.

Bëhet fjalë për Ardrit Hasanbega me origjinë nga fshati Toç i Tepelenës, i cili në muajin nëntor 2008, kur ka qenë oficer krimesh në Sarandë, ka torturuar barbarisht në qelinë e paraburgimit të komisariatit, 17 e 18 vjeçarët Oltjon Varfi e Aristidh Gllucaj, të akuzuar si trafikantë klandestinësh drejt Greqisë.

Pas torturave, Ardrit Hasanbega si procedues i dosjes, i ka marrë zvarrë dy të rinjtë dhe i ka çuar në seancë gjyqësore, ku Aristidh Gllucajt i ka rënë të fikët para trupit gjyqësor dhe ka qëndruar 2 ditë në koma në spital.

Pas këtij rasti të rëndë, më 12 nëntor 2008, reagoi Avokati i Popullit Ermir Dobjani, prokurorja Ina Rama, dhe drejtori policisë Ahmet Prençi e përjashtoi përjetësisht nga Policia e Shtetit dhe me urdhër të SHÇBA e arrestoi, ku qëndroi 40 ditë në paraburgim me akuzën “Tortura të para-burgosurish e të miturish në izolim”.

Oficeri Ardrit Hasanbega, nuk i arrestoi dy të rinjtë pse po bënin kalim emigrantësh në kufi, por sepse ata i ishin futur në këtë biznes që ai e komandonte vetë në zonën Konispol-Qafë-Botë, bashkë me 3 kushërinj nga Tepelena, të cilët ishin sekserë dhe transportues të pa prekshëm nga policia e Sarandës.

Pas 40 ditësh, me 20 dhjetor 2008, oficeri torturues e trafikant Ardrit Hasanbega, u lirua nga burgu duke u lënë në masë “Detyrim paraqitje” me kërkesë të prokurorit Platin Aliçka e gjyqtarit Elidon Papazisi, duke përdorur akt-ekspertimi fals.

Në vitet 2009-2013 që ishte jashtë policisë së shtetit, ish-agjenti i krimeve Ardrit Hasanbega, la trafikun e klandestieve dhe u bë pjesë trafikut të drogës, nga Lazarati në Greqi e nga Vlora në Itali, si përfaqësues i grupit të Elton Çiços nga Tepelena, vrarë më 1 maj 2016 në Tiranë.

Saktësojmë se në grupin trafikues të Elton Çiços, ka qenë dhe xhaxhai i ish-oficerit Ardrit Hasanbega, kur ishte Shef Rendi në Policinë e Vlorës, arrestuar nga krimet e Rënda më 2 shkurt 2017, si pjesë e trafikut të drogës.

Por për çudi, në muajin nëntor 2013, Ardrit Hasanbega u rikthye në detyra, paçka se për të ka një vendim përfundimtar ende në fuqi, për përjashtimin e tij nga Policia e Shtetit; ndërkohë që drejtori Gledis Nano duhet të verifikojë se me çfarë letrash false është rikthyer në post drejtues policor ky torturues e trafikant.

Por aktivitetin me grupet e kultivimit të drogës, Ardrit Hasanbega e vazhdoi kur ishte shef Rendi në Policinë e Shkodrës krah drejtorit Niko Brahimaj, ku administronte kultivimin e drogës në zonat Temal e Vau Dejës, por dhe ngarkesat e drogës dhe kokainës që dilnin nga Shkodra për Mali i Zi, Itali e Kosovë duke thënë se ishin të Tom Doshit e Sandër Lleshajt.

Pas largimit nga detyra Shef Rendi në Policinë e Shkodrës, tashmë trafikanti Ardrit Hasnabega, është emëruar Shef Komisariati në Berat, ku Drejtor i Policie është krushku i tij, Edmond Targaj, ish-drejtor policie në Korçë e Dibër, me 4 dosje në SHÇBA për bashkëpunim me grupet e kultivim-trafikimit të drogës, qenieve njerëzore e të kontrabandës.

Ose drejtori Gledis Nano, nuk e di që ky drejtues është përjashtuar nga policia qysh në muajin nëntor 2008, kur u burgos, ose ia kanë zhdukur dosjen në vitin 2013, kur e rikthyen në polici; ndërkohë që aktualisht, Ardrit Hasanbega ka 24 denoncime në SPAK e SHÇBA, për bashkëpunim me grupet e kultivim-trafikut të drogës kur ishte Shef Rendi në Shkodër.

NË VIJIM DO PUBLIKOJMË FAKTE:

– Çfarë familjariteti dhe “punësh” e lidhin me “Xhimin” e armëve të zonës Qasarak-Tiranë dhe të restorant Oda e Hasanbeut në Qesarat-Tepelenë?

– Ku i gjeti gjeti Ardrit Hasanbega 600 milionë lekë dhe truallin, që ndërtoi hotel në Sarandë, Bar-Kafe në Ksamil e restorant në Vlorë, gjatë kohës kur ishte oficer krimesh në Sarandë e pasi iku nga policia; dhe me cilët grupe kriminale është lidhur në Berat?/Pamfleti