osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

E mbuloi Kukësin me plehra, Safet Gjici duhet të kallëzohet në Prokurori dhe flakur jashtë nga bashkia

E mbuloi Kukësin me plehra, Safet Gjici duhet të kallëzohet në Prokurori dhe flakur jashtë nga bashkia

Kukësin e ka zënë “rrota bishtin”, pasi i ka rënë fati i keq të drejtohet nga skandalozi Safet Gjici, i njohur nga të gjithë për grykësinë e tij për tenderat publik, ku në shumë prej tyre ka vjedhur paratë pa garë ose duke konkurruar me dy kompani në pronësi të të njëjtit emër.

Sot Kukësi është në hall, sepse kuksianëve u ka rënë për pjesë një kryebashkiak i cili dështoi vite me radhë të zgjidhej deputet, e tashi që u zgjodh kryetar bashkie, e theksojmë pa garë, njësoj si tenderat e tij, sepse Safeti vetëm kështu mund të fitoj duke garuar vetëm, me sa duket ai ka nisur hakmarrjen ndaj komunitetit që nuk e zgjodhi kurrë.

Kukësi nuk e zgjodhi kurrë deputet Safetin, pasi e dinte mirë se “ai stan atë brum ban”, por partia e kandidoi për kryetarin pa garë të bashkisë, ndaj me sa duket dështaku dallkauk po “hakmerret” me qytetarët e tij duke i mbuluar me male me plehra si burim infeksionesh dhe sëmundjesh nga më të ndryshmet.

Një video që do të gjeni në fund të artikullit, ekskluzive.al sjell dëshmi se si Kukësi është i rrethuar nga male, por jo nga ato që jemi mësuar të shohim në qytetin verior… por male me plehra, që kutërbojnë dynjanë dhe janë burimi kryesor i infeksioneve dhe shkakatarë i disa sëmundjeve, ndotjeve të tokës apo burimeve hidrike, e këtë qytetarët e Kukësit nuk e meritojnë aspak.

Ashtu siç i braktisi në verë malet të përvëloheshin nga flakët, ndërsa vetë përdridhej festave e banketeve duke hedhur kartmonedha 20-tëshe, zjarre që u shuan vetëm me ndërhyrjen e Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe kësaj here Safeti po lë male me plehra rrugëve, të cilat të rrezikshme po sa zjarri, mund të marrin jetë. Një herë i la qytetarët të digjeshin nga flakët, sot po i lë të vdesin nga mbeturinat!

Një kryetar i papërgjiegjshëm si Safet Gjici, duhet kallëzuar menjëherë në Prokurori për këtë masakër mjedisore që po i bënë Kukësit, madje duke refuzuar dhe urdhrin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve në territor. Kujtojmë se Rama u shpreh qartë se kushdo që shkel ligjin do t’i merret bashkia dhe kryetari i saj do të kallëzohet në prokurori:

“Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon, qendrën dhe periferitë, por edhe zonën rurale. Për fat të keq, sot që po flasim në territorin e Shqipërisë kemi një numër të papranueshëm vend-depozitimesh abuzive, të paligjshme, kriminale në raport me mjedisin por edhe në shkelje të plotë të detyrimeve ligjore të cilat çdo ditë përdoren nga ju. Kemi pastaj pirgjet e plehrave, lart dhe poshtë, që janë të panumërta anë e mbanë vendit. Të cilat, jo çdo ditë, pastrohen prej jush.

Por fjalët po shterrojnë dhe ligji parashikon shumë qartë se kryetarët e bashkive janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen me ligj për veprime të kësaj natyre. Ne do të ecim me sanksione dhe sanksionet do të shkojnë deri në marrjen e bashkisë dhe sigurisht me çuarjen respektive e kryetarit të bashkisë në Prokurori. Ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët në rast se nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor”, u shpreh Rama për keqmenaxhimin e mbetjeve.

Nëse do të ekzistonte një mbretëri për dallkaukët, padyshim Safet Gjici do ishte në fronin e saj! Por historia në fakt na dëshmon të kundërtën, se në qytetin verior nuk ekziston asnjë i tillë, janë vetëm disa biznesmenë grykës që e kanë parë qytetin dhe qytetarët si burim të ardhurash e aspak për të kontribuar në zhvillimin e zonës ekonomikisht.

Në fakt këta biznesmenë i kanë nënvlerësuar gjithmonë kuksianët dhe janë munduar gjithmonë për t’i shfrytëzuar, rrjepur nga xhepat dhe trajtuar si të paditur. Kujtojmë rastin e biznesmenit kuksian Shefeqet Kastrati, i cili u vendosi traun të cilin qytetarët ia shkulën me forcë, e disa prej tyre edhe i arrestuan për t’i zbrapsur dhe shantazhuar, por në fund fitoi e drejta dhe trau për ta u hoq. Të njëjtën manovër po tenton të bëj dhe dështaku Safet Gjici, i cili po i merr në qafë të gjithë banorët e zonës duke i ngopur me plehra, ndërsa nga ana tjetër vetë ngopet me tendera.

Padyshim kjo nuk do zgjasë shumë, e nësë Edi Rama nuk merr masa, e prokuroria po ashtu, qytetarët e Kukësit kanë dëshmuar se dinë të sillen me të tillë batakçinj dhe t’i japin vendin që meriton “mbretit të plehrave”, sepse Safet Gjici është padyshim i vetmi kryebashkiak në historinë e Kukësit, i cili arriti ta mbuloi qytetin, jo me borë siç i ka hije, por me plehra!/Ekskluzive.al