osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

E pathëna për Metën: Njeriu që s’inspiroi kurrë! Bosh në fantazi, pa asnjë thërrmi intelektualitet… kjo i ka rrënjët në paskrupullsinë

E pathëna për Metën: Njeriu që s’inspiroi kurrë! Bosh në fantazi, pa asnjë thërrmi intelektualitet… kjo i ka rrënjët në paskrupullsinë

Ai vërtet ka qenë personazh qëndror për gati tre dekada, duke gëzuar njëherësh dhe postet më të larta të shtetit, por kurrë s’ka inspiruar dot. Në asnjë çast të karrierës së tij politike, Ilir Meta, edhe pse protagonist sistematik, përgjithsisht krizash, kurrë nuk ka patur ndonjë moment shkëlqimi, që më pas mund të vinte dhe zbehja.

Kurrë njeri idesh, bosh në fantazi, pa asnjë thërrmi intelektualitet, me një ligjërim pa pikë elegance deri dhe bezdisës, ai ka patur vetëm një aftësi për të qenë gjithnjë lojtar politik me përfitimet përkatëse: paskrupullsinë.

Po e shfaq më të plotë këtë qysh prej kur hyri në Presidencë, por me LSI-në e tij jashtë pushtetit, gjë që e ka çuar në një çakërdisje të pangjashme me asnjë rast tjetër të protagonizmit të tij në gati 30 vite. E bën këtë nga pozicioni më amoral politik, duke qenë kreu i shtetit, kundër një mazhorancë dhe një kryeministri që e ka çuar aty.

Do kishte qenë krejt normale beteja e tij me Ramën e mazhorancën, nëse dorëhiqej nga Presidenca, si ilegjitim aty, e të vijonte betejën nga pozita opozitari klasik politik.

Prej aty më pas, të bënte ç’të donte, të nxirrte nga goja gjithë gomarrllëqet e mundshme, por jo ta bëjë këtë si kreu i shtetit, duke e ndyrë institucionin e Presidencës.

Duhet theksuar kjo teksa çdo ditë vijon ritualin e tij të neveritshëm të thirrjeve për përmbysjen e qeverisë – “të neveritshëm” për shkak të pozitës si president, si dhe të mënyrës e si – duke gjetur shkas në gjëra të paimagjinueshme, siç nisja e vitit të ri shkollor, ku ftoi për një “Dhjetor” të dytë(!!!).

Dhe ajo që vihet re në thirrjet e tij, pos që janë artikulime të trasha e banale për çdo inteligjencë normale, është një prirje e mjerë për të qenë inspirues. Në fakt as nuk ka qenë e as ka gjasë të jetë. Eshtë diçka që as s’e ka të lindur e as s’e kultivon dot.

Edhe Berisha ka qenë inspirues në karrierën e tij, ngase ka qenë me shkëlqim e zbehje njëkohësisht. Ndërsa Ilir Meta nuk e gëzon këtë atribut mëse njerëzor edhe në politikë.

Pra, është një pikë që dhe përballë Berishës është inferior. E ndoshta kjo e fundit – inferioriteti – e shpjegon një lloj psikopatie politike që vijon ta shfaqë prej tre vjetësh, me një stoicizëm të dhimbshëm në marrëzi ligjërimore.

E kundërta, superioriteti, do e shfaqte normal. Normalitet do të thotë: ik nga Presidenca, prit zgjedhjet dhe hau kokë më kokë me Ramën. Binde popullin të të votojë ty dhe jo atë. Dhe bëje këtë pa PD-në nëse ke këllqe, siç Rama vendosi ta bëjë pa ty. (tesheshi)