osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

REPLIKAT/ Rama i përgjigjet Bakojanis-it: S’ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen e 2009, Erdoganin nuk e njihja! Bakojanis: E njoh mirë unë atë

REPLIKAT/ Rama i përgjigjet Bakojanis-it: S’ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen e 2009, Erdoganin nuk e njihja! Bakojanis: E njoh mirë unë atë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ish- ministren e Jashtme, Dora Bakojanis, për çështjen e detit.

Rama tha se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen e 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai u shpreh se Erdogan nuk është anti-grek, duke shtuar se kur e çoi marrëveshjen për detin në Kushtetuese, nuk e njihte, e kurrsesi nuk kishte si të ndikonte.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009, në atë kohë unë kurrë se kisha dëgjuar dhe kurrë s’kisha folur me Erdoganin, atëherë ai ishte kryeministër i Turqisë.

Ne ishim partia kryesore e opozitës ne vendosëm ta çonin më Gjykatën Kushtetuese, kishte një debat me shoqërinë civile.

Unë thash e çojmë në Gjykatën Kushtetues pasi ajo ka të gjitha instrumentet për ta kontrolluar atë marrëveshje. E kam dëgjuar në Shqipëri apo në autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë.

Kjo është fjala ime dhe s’kam gjëra të regjistruara dhe asnjëherë me Presidentin Erdogan s’kam diskutuar dhe s’kam diskutuar që kjo marrëveshje është anuluar prej interesit Turk. Kurrë!

Ti largojmë këto mendime që këto të mos ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

I jam mirënjohës Mitsotakis sepse ka patur një qëndrim mjaft konstruktiv për ta zgjidhur këtë çështje dhe për të mos u kthyer prapa. Askush nuk është i interesuar për ta mbajtur këtë çështje të pazgjidhur”, tha kryeministrit Rama.

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ka deklaruar sot gjatë tryezës me kryeministrin Edi Rama se marrëveshja e Detit e firmosur në vitin 2009 u anulua për shkak të interesave dhe ndërhyrjes së palëve të treta.

Gjatë forumit të organizuar nga “The Economist”, Bakojanis ka thënë se anulimi i marrëveshjes së detit të vitit 2009 u bllokua pas ndërhyrjes së Turqisë. Ajo tha se u mërzit shumë kur Gjykata Kushetuese shqiptare vendosi anulimin e marrëveshjes së firmosur mes dy palëve.

“Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe.

Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë.

Shpresoj që presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën.

Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet ti kthehemi tryezës së dialogut.

Ti drejtohemi Gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje. Unë shpresoj që kjo çështje është e qartë dhe i shumicës së vendeve të Mesdheut, shpresoj që fryma mes tre vendeve të mbizotërojë”, ka deklaruar Bakojanis.