osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Eksluzive / Petrit Maho i jep 10 milionë lekë çdo muaj Familjes Berisha, si paguhen Sonila Meço e Adi Krasta me paratë e tenderave në shëndetësi Intermed merr nga Manastirliu

Eksluzive / Petrit Maho i jep 10 milionë lekë çdo muaj Familjes Berisha, si paguhen Sonila Meço e Adi Krasta me paratë e tenderave në shëndetësi Intermed merr nga Manastirliu

Biznesmeni i ilaçeve, laboratorëve dhe tenderave klientelistë në shëndetësi, Petrit Maho, i jep çdo muaj nga 10 milionë lekë Familjes Berisha, në formë haraçi ose detyrimi të vjetës apo për shkak të miqësisë me Flamur Nokën.

Paratë kalojnë nga llogaria e kompanisë Intermed me nipt (M12227013F) në llogarinë e televizionit të Familjes Berisha, me nipt (L71821001T) që administrohet nga shoku i Zenit, Bardh Spahia. Pronari i Intermed është Petrit Maho, i lakuar se mbulon edhe një vilë korrupsioni të Flamur Nokës në Gjirin e Lalzit.

Prapaskena ka parë faturat e pazakonta të televizionit të Berishës, Syri, për kompaninë e Petrit Mahos.

Kompania Intermed që i jep televizionit të Familjes Berisha 10 milionë lekë çdo muaj, 120 milionë lekë në vit, ka marrë 134 tendera të dyshimtë dhe pa kryesisht pa konkurrencë nga Ministria e Shëndetësisë dhe degët e saj.

Faktet tregojnë se Familja Berisha, edhe pse ka 10 vite që është larguar nga pushteti dhe prej dy vitesh në listën e zezë të SHBA, vijon të marrë para publike përmes ish klientëve të saj.

Janë mbi 40 biznesmenë që përfitojnë para publike, koncensione, prona etj., të cilët i japin para Familjes Berisha, përmes Syri Tv, që kontrollohet nga Zeni.

Ironia qëndron në faktin se gazetarët Sonila Meço, Adi Krasta etj., flasin për korrupsionin e qeverisë, ndërkohë që paguhen me paratë publike që qeveria ndan me klientë të dryshëm me anë të tenderave dhe koncensioneve korruptive.

Madje Sonila Meço, e njohur për reportazhin për vilën e Monika Kryemadhit në Gjirin e Lalzit, disa javë më parë, nga banaku i TV Zenit, ka bërë edhe një emision kundër një gazetari tjetër.

Me pagën e saj që është produkt i parave të pista të Zenit dhe parave publike që vidhen me tendera e koncensione, Sonila Meço merr guximin dhe sulmon gazetarë të tjerë, vetëm se kanë denoncuar korripsionin në tërësi, përfshirë atë të qeverisë, LSI-në dhe aferat e Familjes Berisha, ku zonja Meço është argate.

Sigurisht që Edi Rama është në dijeni, për paratë publike që shkojnë tek TV Zeni, por mbyll njërin sy. Më parë, këta biznesmenë i jepnin para kunatit të Lulzim Bashës. Kjo e vërtetë e hidhur u fshihet demokratëve.

Megjithatë, Syri Tv, nuk i mbulon dot shpenzimet, ndaj mbi 70 % të pagave dhe shpenzimve i paguan cash, me paratë e pista që Zeni i jep Spahiut, ish drejtor Tatimesh.

Nga një hetim elementar, do të zbulohej se shpenzimet e Syrit janë shumë herë më të larta se sa të ardhurat. Të dhënat tregojnë se Syri i Familjes Berisha është sot një nga strukturat më të famshme të pastrimit të parave. Për këtë sigurisht wë janë në dijeni ambasadat, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Peokuroria e Tiranës, Tatimet, SPAK etj.

Duke u ndalur tek pagesat që burojnë nga buxheti i shtetit, nnteresant është fakti që Petrit Maho ka lidhje të forta edhe me kreu e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sulmohet vazhdimisht nga Familja Berisha, që Maho i jep një pjesë të parave.

Me sa duket Maho luan me shumë porta, me qëllim për të përfituar nga pushteti aktual, por edhe për të mbajtur lidhjet me Familjen Berisha.

Petrit Maho dyshohet dhe është lakuar nga vetë segmente të PD-së se fsheh një vilë të Flamur Nokës në Gjirin e Lalzit. Edhe dihet botërisht se Flamur Noka posedon vilën, e frekuenton dimrit edhe verës, ajo rezulton në emrin e Mahos, i cili është person i besuar i Nokës.

Edhe pse ka indicie të mjaftueshme, SPAK nuk ka nisur të paktën një verifikim për vilë me vlerë mbi 700 mijë USD.