osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama i jep koncensione! Bosi i pulave dhe HEC-eve Sokol Meqemeja financon televizionin e Berishës që lufton SHBA-në

Rama i jep koncensione! Bosi i pulave dhe HEC-eve Sokol Meqemeja financon televizionin e Berishës që lufton SHBA-në

Bizmeni i mishit të pulës, sallamit, por edhe i HEC-eve dhe gazit, Sokol Meqemeja, përfitues i pasurive publike që me Ridvan Boden dhe i koncesioneve të dyshimta me Rilindjen, financon televizionin skandaloz, dezinformues dhe anti-amerikan të Sali Berishës.

Prapaskena mëson nga burime serioze se Sokol Meqemeja kalon para në llogaritë e televizionit Syri, i cili kontrollohet nga Xeni, përmes të besuarit të tij Gaz Spahia, që qarkullon paratë e pista të Familjes Berisha dhe që dyshohet se kamuflon disa pasuri të Shkëlzenit.

Një vit më parë, qeveria e Rilindjes ka kaluar në duart e Sokol Meqemesë disa vendburime të gazit natyror, në kuadër të pazareve për ndarjen e pasurive publike.

Më 9 qershor 2022, Rama ka firmosur Vendimin nr. 401 të qeverisë, me objekt: “Miratim i marrëveshjes hidrokarbure në vendburimin e gazit natyror Frakull- Fier, lidhur ndërmjet “Albpetrol” dhe firmës “EDG Natural Gas” Sh.p.k”.

Po më 9 qershor 2022, Rama ka firmosur dhe Vendimin nr. 2 të qeverisë, me të njëjtin objekt, por në vendburimin e gazit natyror Povelçë- Fier, lidhur ndërmjet “Albpetrol” dhe firmës “EDG Natural Gas” Shpk”.

Paraprakish pazari ishte firmosur nga drejtori i “Albpetrol” Klejdi Cenmurati dhe drejtori i AKBN Adrian Bylyku.

Kompania EDG Natural Gas kontrollohet nga Sokol Meqemeja përmes kompanisë ENERGY DEVELOPMENT GROUP (Ish FRIGO FOOD ENERGY INVEST), me të cilën kontrollon edhe disa kompani të tjera, me të cilat ka marrë hidrocentrale dhe përfitime të tjera.

Jo vetëm kaq. Por, bosi i mishit ka marrë nga qeveria prona publike në Tiranë dhe bregdet, për të ndërtuar pallate dhe resorte me para të pista.

Një pjesë të parave, Sokol Meqemeja ia kalon Syrit të Berishës, me të cilin lufton Ambasadën Amerikane dhe SPAK-un, sajon histori dhe lidhje për të sulmuar dhe shantazhuar politikanë, biznesmenë, gazearë dhe këdo që nuk i shërben familjes Berisha, e shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar.