osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Ethet ushtarake në Ballkan, raketa dhe “Black Hawk”! Mediat greke shkruajnë mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri

“Ethet ushtarake në Ballkan, raketa dhe “Black Hawk”! Mediat greke shkruajnë mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” që po zhvillohet edhe në Shqipëri ka ngjallur interesin e mediave greke që i kanë kushtuar disa artikuj, i fundit nga “Kathimerini” me titullin “Ethet ushtarake në Ballkan, raketat Patriot në Shqipëri”.

“Shtetet e Bashkuara po e kthejnë Shqipërinë në një qendër ushtarake të nivelit të lartë, duke instaluar sisteme moderne të raketave Patriot dhe helikopterë sulmues në territorin e tyre si pjesë e një mburoje mbrojtëse që përpiqet të ngrejë harkun nga Adriatiku dhe Egjeu i Veriut.

Në planifikimin ushtarak të NATO-s, porti i Durrësit tani merr një rol kryesor, përveç porteve të Alexandroupolis, Kavala dhe (pjesërisht) Selanikut. Një provë e parë u përdor për të zbarkuar trupat dhe pajisjet si pjesë e stërvitjes gjigande Defender Europe 21, e cila ka filluar që nga fillimi i Marsit në krahun juglindor të Aleancës Atlantike.

Shtatë mijë marinsa amerikanë kanë zbarkuar në Durrës javët e fundit, nga të cilat më shumë se një mijë kanë vazhduar për në veri të Maqedonisë, ndërsa pjesa tjetër do të trajnohen deri në 2 qershor, në bazat ushtarake të vendit me njësitë e ushtrisë shqiptare në praninë më të madhe ushtarake të huaj Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore” shkruan “Kathimerini”.

“Ne nuk kemi zgjedhur të kryejmë stërvitje të tilla ushtarake këtu pasi Shqipëria siguron një bazë të rëndësishme që lejon NATO t’i përgjigjet emergjencave shpejt dhe me efikasitet” citohet ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. “Erol Manir njoftoi instalimin e përhershëm të sistemi të raketave në Shqipëri dhe furnizimin e ushtrisë shqiptare me helikopterë sulmues Black Haëk” vijon më tej shkrimi.

Rëndësinë e veçantë nga lëvizja amerikane Shqipëria e merr nga pozicioni gjeografik. “Megjithëse Shqipëria, një anëtare e NATO-s, mban një ushtri të vogël profesionale dhe nuk kërcënohet drejtpërdrejt, vendndodhja e saj gjeografike, veçanërisht porti i Durrësit, e bën atë një urë të vlefshme ballkanike në hartat ushtarake të Aleancës.

Duke u bërë e qartë se së bashku me portet greke në brigjet e Egjeut të Veriut, Durrësi po del si kanali i dytë më i rëndësishëm detar për lëvizjen e trupave dhe pajisjeve nga Mesdheu në dhe nga brendësia e Ballkanit, Evropës Juglindore dhe Deti i Zi. Dhe në të njëjtën kohë, si Alexandroupolis në lindje.

Tani që sfidat në Evropën Lindore po rriten, me pllakat tektonike të ndikimit të Perëndimit, Rusisë, Kinës, Turqisë, që përplasen nëntokë nga Ballkani në Balltik dhe rrezikun e ndezjes në Egje, europianët dhe amerikanët po ngrenë (dhe) mure ushtarake në trekëndëshin e detit Adriatik, Egje, Det të Zi. Greqia merr pjesë aktive, me personel dhe infrastrukturë, duke u përqendruar në portin e Alexandroupolis, nga ku transportohen pajisje ushtarake, helikopterë, tanke nga dhe në Rumani, ndërsa i gjithë operacioni ndihmohet nga aeroporti “Democritus” i qytetit”.

Po cfarë ndodh me Kinën, Rusinë dhe Turqinë? “Do të ishte tepër absurde që e gjithë kjo veprimtari ushtarake në krahun juglindor të NATO-s nuk do të kishte irrituar jo vetëm Rusinë, por edhe Turqinë. Turqit duket se shqetësohen kryesisht nga prania ushtarake amerikane në Alexandroupolis dhe në Traki në përgjithësi, pasi ata mendojnë se synon të monitorojë dhe kontrollojë, në një krizë të mundshme” mbyllet shkrimi.