osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Heq dorë nga kinematografia! Ylli i Hollywood-it futet politikës: Bashkohet me partinë pro Kremlinit

Heq dorë nga kinematografia! Ylli i Hollywood-it futet politikës: Bashkohet me partinë pro Kremlinit

Aktori i njohur i filmave aksion në Hollyëood, Steven Seagal dhe një nga admiruesit e presidentit rus, Vladimir Putin, së fundmi i është bashkuar partisë pro Kremlinit.

Seagal mori kartën e anëtarësisë së një aleance të emërtuar “Thjesht Rusia – Patriotët – Për të Vërtetën”.

Kjo parti është formuar si rrjedhojë e bashkimit të tre lëvizjeve pro Putinit, ku ndër të parat propozime që ka bërë ka qenë shtrëngimi dhe ashpërsimi i disa ligjeve.

Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e marrjes së anëtarësisë, Seagal duke i’u referuar kompanive të mëdha të cilat ndotin ambientin ka thënë se: Ne nuk kemi fuqinë për të arrestuar njerëzit, kështu që vetëm mund të vendosim gjoba. Ndërkohë, ata vazhdojnë të bëjnë më shumë para dhe të zhvlerësojnë më shumë mjedisin.

Seagal, është një ndër aktorët më të dashur për të gjithë ne, ai njihet për shumë role në filma aksioni amerikan.

Megjithëse, viteve të fundit ai ka vendosur që të largohet paksa nga aktrimi pasi është angazhuar politikisht, duke pozuar edhe përkrah eksponentëve pro Putin-it.

Partia në të cilën ai aderoi tashmë, zotëron disa vende në dhomën e ulët të Parlamentit rus. Tashmë, ata pritet të garojnë edhe në zgjedhjet presidenciale të shtatorit.

Kujtojmë se në 2016, ka qenë Putin i cili personalisht i dha pasaportë ruse aktorit të lindur në SHBA. Që atëherë Seagal është bërë një i dërguar special në Ministrinë e Punëve të Jashtme për projekte humanitare me SH.B.A.