osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Filozofi” Nard Ndoka, në një shpërthim “alla Nard”: Në të sëmës 2020 e Rilindja, më mirë 2021! “Ma va fan cula Ramsi!”

“Filozofi” Nard Ndoka, në një shpërthim “alla Nard”: Në të sëmës 2020 e Rilindja, më mirë 2021! “Ma va fan cula Ramsi!”

Kryetari i Partisë Demokristiane, ku antar dhe kryetar eshtë Nard Ndoka, njëherësh edhe aleati opozitar i kryedemokratit Lulzim Basha, dikur aleati i Edi Ramës ka bërë një konstatim në lidhje me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama në këto shtatë vite, sipas variantit “alla nard” ose e përkthyer si analfabet funksional dhe idiot në politikën shqiptare e mbushur me të tillë monstra.

Në një reagim të gjatë, Ndoka thotë mes të tjerash se Rama ka qeverisur me shokë, shoqe, ndërsa thekson se deputetë dhe kryetarë bashkie ka bërë trafikantë droge, apo përdhunues në grup.

Po ashtu Ndoka uron që viti që vjen të jetë më i mirë se 2020, të jetë i mbushur me shpresë, besim dhe begati për të gjithë shqiptarët kudo janë!

Reagimi i plotë i Ndokes:

“Nuk keni parë gjë akoma”, Ramsi!

Konstatim:

– Qeveri me shokë e shoqe dhe me burrat e shoqeve.

– Korrupsion, arrogancë, paaftësi, nepotizëm.

– Koncensione, PPP, grabitje të pronës publike.

– Shembja e Teatrit Kombëtar, krim shtetëror dhe kombëtar.

– Borxhi publik deri në kufijtë e falimentimit të shtetit.

– Sistem shëndetësor, në kolaps të thellë, Vilma përfituesja e vetme.

– Sistemi i Arsimit problematik, studentë në grevë herë pas here.

– Insfrastruktura, një dështim i dhimbshëm e me pasoja.

– Rendi e siguria nën pushtetin e bandave.

– Bujqësia në mjerim të thellë, pa treg, pa vaditje, pa financim, pa strategji.

– Sistem drejtësie të shkërmoqur, qëllimisht. Vendi, tre vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

– Krim, drogë, kanabizim të vendit, deri në rrezik kombëtar.

– Zgjedhje lokale moniste, antikushtetuese, organizuar në formën e “grushtit të shtetit” institucional.

– Vjedhje dhe blerje të votave, Kryeministri, Ministra, Deputet, Kryetar Bashkie, Drejtues të Policisë së Shtetit, të kapur me prova e fakte, në krim zgjedhor, në bashkëpunim me grupet kriminale.

– Tërmet, abuzim dhe demagogji me fatkeqësinë deri në ekstrem.

– Pandemi, COVID-19, vdekje, trauma të shëndetit mendor, mbyllje totale, krizë e thellë ekonomike, politike dhe morale.

– Deputet dhe Kryetar Bashkie, të lidhur me krimin, trafikantë droge, përdhunues në grup.

– Ministra të lidhur me botën e krimit, ministra të padekretuar nga Presidenti.

– Shtatë vite duke “hap” negociatat me Bashkimin Europian, tallje deri në cinizëm.

– Drejtimi i OSBE-së, një dështim dhe krizë institucionale.

– Shitja, falja e detit Greqisë, tradhti kombëtare.

– Protagonizëm folklorik, në bashkëpunim me Vuçiç, interferim për falje të territoreve shqiptare Serbisë.

– Armik me Lidershipin Kosovar (Osmani, Haradinaj, Kurti, Mustafa e Surroi), deri në padi gjyqësore për llogje kazani.

– Vasal i bindur i Erdoganit dhe Vuçiçit, deri në poshtërim.

– Tepsi, kazan, timon, ERTV.

– Reformë Zgjedhore në mënyrë të njëanshme, pa konsensusin e Opozitës, rast unikal në 30-vite pluralizëm.

Mbyllje:

Në të sëmës 2020 e Rilindja.

Ma va fan cula Ramsi!

Urim:

Më mirë 2021, shpresë, besim dhe begati për të gjithë shqiptarët kudo janë!