osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

GURGULEJA: Kush është ekuivalenti opozitar i Myslym Pashës që provon “tradhëtinë” e Ramës me detin?

GURGULEJA: Kush është ekuivalenti opozitar i Myslym Pashës që provon “tradhëtinë” e Ramës me detin?

Opozita po ringre dhe njëherë furtunën e “detit të falur Greqisë”, krejt në formën e njohur të sajimit të miteve akuzatore, ngjashëm me dhjetra sosh, lexuar si pafuqi e dobësi e saj përballë Ramës, për ta konkuruar këtë të fundit në terma racionalë politikë. Duke thënë gjëra që psikologjikisht ka shenja që as vetë s’i besojnë, e shohin sfidën politike ndaj Ramës vetëm të format populiste.

Kjo e 12 miljeve detare të Greqisë është njëra prej tyre. Më afër kësaj, si mit i sajuar, trashë sigurisht, ngjan ajo e “faljes së territoreve të Kosovës” për Serbinë.

Por le të marrin vetëm “Detin” me Greqinë. Pa iu futur fare kundërargumentit të Ramës, i cili ofron hem një dokument shtetëror e hem një logjikë se si nuk mund të ekzistojë në asnjë fare forme “falje deti” pa marrëveshje, e se për një marrëveshje të anulluar do të shkohet në gjykatë ndërkombëtare për ta zgjidhur, se “12 miljet” nuk kanë asnjë lidhje me zgjidhjen kufijve detarë, do duhet të kujtohet se kjo sagë ka nisur nga një ekspert deti.

Kur u firmos marrëveshja me Greqinë e qeverisë Berisha, opozita e asaj kohe e mazhoranca e sotme, nuk ka bërë asnjë koment. Sigurisht as dhe ndonjë akuzë. Pse? Sepse askush nuk e njihte çështjen në terma specialisti. Njeriu që e hapi debatin ishte kolonel Myslim Pasha, pa asnjë lidhje me opozitën e kohës, siç dhe sot e gjithë ditën.

Ai e ngriti çështjen vetëm si specialist, pra si ekspert i asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pas këtij momenti çështja nis e bëhet edhe politike. Akti politik i saj që çuarja e dosjes në Gjykatë Kushtetuese nga opozita e kohës. Dosja kishte thjesht lëndën e Kolonel Pashajt dhe jo të opozitës. Dhe kështu gjykata e rrëzoi.

Ndaj, tani që opozita po tenton sforcueshëm të sajojë nje ekuivalent politik, duhet, po për ekuivalencë, të këtë lëndë të ndonjë eksperti për të qenë bindëse në akuzën ndaj Ramës se i ka falur det Greqisë.

Pra, kush është ky ekspert i gjuhës teknike për çështje “Deti” që provon tradhëtinë e pretenduar të Ramës?

Pertrit Vasili i LSI-së? Po, dëshpërimisht ai. Por më dëshpërues është fakti se dhe mendim politik i PD-së nuk shkon dot tej anekdotizmit të Petrit Vasilit. (tesheshi)