osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“I thashë ndahu nga Iliri e Saliu e bashkohemi, por refuzoi”, Rama për Bashën: Tha jo, se po pohoi të kundërtën, ia heqin bateritë dhe nuk funksionon!

“I thashë ndahu nga Iliri e Saliu e bashkohemi, por refuzoi”, Rama për Bashën: Tha jo, se po pohoi të kundërtën, ia heqin bateritë dhe nuk funksionon!

“I thashë ndahu nga Iliri e Saliu e bashkohemi, por refuzoi”, Rama për Bashën: Vetëm ai mund të jetë njëherë Spiderman dhe njëherë Borëbardhë me 7 xhuxha!

Nga Lezha, ku ndodhet për turin e radhës të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama tregoi të gjithë investimet që Partia Socialiste ka bërë në këto 8 vite qeverisje, por edhe vizionin që PS ka për të ardhmen.

Kryeministri thekoi, se në Shqipëri do të bëhen 4 aeroporte dhe porte, të cilat do të sjellin mijëra turistë. Ndër të tjera, Rama nënvizoi se ëndrra e madhe e tij, është që brezi i djalit të vogël, Zahos, të rritet me një Shqipëri ndryshe e më të mirë.

“Ne do të bëjmë që Shqipëria të jetë kampione në Ballkan për turizmin, energjinë dhe teknologjinë. Shqipëria të jetë jo vendi ku krijohen punë, por puna të paguhet shumë më mirë. Këto janë ambicie të vendosura nga baza që kemi nisur. Shqipëria kampione e Ballkanit në bujqësi, është e mundur.

E nisëm me 1 eksport, 7 import, sot jemi, 7 eksport dhe 1 import. Ne i kemi kushtet dhe njerëzit edhe një politikë që është ndryshe nga ajo që ishte dhe na duhet plus forca e karakterit. Forca e karakterit për të besuar, duruar e vazhduar. Për të mos u lodhur dhe vazhduar më shpejt. Do t’iu them se tani është koha ta them pa asnjë frikë, se deri tani pandemia na ka vonuar e penguar. Por duke dalë nga tuneli i pandemisë, do i shtojmë Shqipërinë portat hyrëse, do e bëjmë me 4 aeroporte. I Kukësit sapo ka përfunduar, i Tiranës do të rehabilitohet.

Do të nisim linjën direkte me Neë York. Shumë thonë ç’i duhen Shqipërisë 4 aeroporte, sa është Kroacia, 4 milionë, por ka 9 aeroporte, e është e 7-a për turizmin. Është ajo që është se ka ditur ta vendosë në veprim atë potencial që i ka ofruar natyra. Ne kemi shumë më tepër mundësi, ne na duhet që këtë vizion ta çojmë deri në fund dhe ta kthejmë në punë.

Ça i duhet Lezhës sot, Lezha sot ka nevojë për turistë. Po si do i sjellim? Sigurisht duke i hapur këto porta dhe portin e Lezhës ta kthejmë në një nga katër portet e Shqipërisë, që sjellin turistë për shumë lekë dhe kanë nevojë për shumë shërbime këtu. Kjo kategori turisti do të ofrohet në Shqipëri, sepse do të nisim një nga portet më të mëdha në Mesdhe, i cili do të sjellë shumë më tepër turistë, e do të hapë një nam të madh, tek shumëkund prej atyre që e dinë Shqipërinë mesjetë.

Porti tjetër turistik i Vlorës dhe i Sarandës, këto janë investime që krijojnë punë, shumë punë për njerëz. Shikoni volumin e këtyre investimeve, kalon me herë volumin e investimeve që Shqipëria ka pasur më herët. Do të investohen 10 miliardë, përfshihen në këtë paketë edhe investimet në infrastrukturë. Shëngjin Velipoja është një rrugë paronamike dhe hap fond të re zhvillimi, për të krijuar në atë pres një tjetër front pune përmes një turizmi që sjell këtu njerëz, që rrinë në Shqipëri dhe shqiptarët kalojnë në një nivel tjetër.

Është e bukur për ta thënë, por duhet punë për ta bërë, ne jemi gati për ta bërë këtë punë. Rindërtimi si volum investimi krahasuar me të gjithë këto kantiere, e krahasuar me kantierët e energjisë. Ne e nisëm punën kur Shqipëria ishte në prag të kolapsit ekonomik dhe financiar. Ne kemi ende shumë për të investuar. Mos harrojmë që kemi investuar në sistemin e shpërndarjes përfshirë më shumë se të gjitha vitet së bashku.

Sot me dy projektet e kësaj paketa, Skavicën në Veri dhe Hecin e Vlorës në Jug, do të hynë në sistemin tonë, si dhe me dy parqet me energji diellore, Shqipëria do të bëhet eksportues neto i energjisë, ne do të shesim energji dhe do të prodhojmë për shqiptarët të gjithë energjinë që na duhet. Kjo nuk është një ëndërr e parë në gjumë. Ëndrrat që shihen me sy hapur i dallojnë njerëzit që bëjnë sukses e atyre që dorëzohen.

Për të arrtitur ëndrrat me sy hapur, duhet të përballosh sfidën e jashtëzakonshme dhe të mos lodhesh, durosh, e rrëzohesh, të ngrihesh e të ecësh pa ndaluar. Unë e kam parë me sy hapur ëndrrën e Shqipërisë në maj, e pikërisht se e kam parë në ëndërr jam kthyer nga emigracioni, për të mundur që nesër Zaho dhe të gjithë fëmijët të mos ndihen ato që ndihen sot ata që janë 30 vjeç.

Sa shumë kohë kemi humbur për 30 vite dhe sot na kërkojnë ne llogari e faturat e kostove që krijuan. Unë dua që Zaho dhe bashkëmoshatarët e tij të jenë krenar për këtë që bëjmë ne sot. Për të gjithë ta që nuk thanë varja, nuk ia vlen, të gjithë janë njësoj. Po të ishin të gjithë njësoj Lezha s’do të ishte kjo që është sot. Po të ishin të gjithë njësoje dhe plazhi i Shëngjinit do të ishte i mbushur me plehra”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se i ka bërë thirrje liderit opozitar Lulzim Basha për bashkim, por me kushtin që të ndahet nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Bersiha.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, sepse ata do janë e do të jenë në qeveri. Thash pse jo të bashkëpunoj me opozitën, por Luli të ndahet nga Iliri dhe Slaiu, ai thotë jo, sepse nuk mundet, po tha po, i heqin bateri dhe nuk funksionon.

Një herë mund të jesh Spidermend dhe borëbardhë. Një herë të thotë që do të ndjekim institucionet dhe njëherë Borëbardhë me shatë xhuxhët që i mban nga mbrapa. Është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, politikanëve. Politikanët duhet të japin provën që politikanët janë për ta. Megjithatë, duan s’duan, ata që s’duan ne do e bëjmë këtë vend dhe kësaj gjëje i ka vdek nëna”, tha Rama.