osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rënie drastike e rasteve të reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin për 24 orët e fundit

Rënie drastike e rasteve të reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 169 raste të reja me COVID nga 2520 teste të kryera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.