osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ilir Meta “frenoi” sulmet histerike ndaj SHBA-ve, tubimet dhe referendumi hipokrizi!

Ilir Meta “frenoi” sulmet histerike ndaj SHBA-ve, tubimet dhe referendumi hipokrizi!

Nga Rigels Seliman

Ilir Meta do të mbahet mend si presidenti më qesharak që ka pasur Shqipëria në këto gati 3 dekada demokraci. Jam menduar shumë këto ditë dhe jam dyzuar të shkruaj apo jo edhe unë dy rreshta sa i takon situatës politike që ka kapluar vendin, sidomos kjo e ditëve të fundit.

Kështu që, teksa nisa të shkruaj vëmëndje ime përqëndohej vetëm tek lufta dhe ofensiva e nisur nga presidenti i vendit tim ndaj ambasadorëve të huaj, reformës në drejtësi, madje dhe vetë librit të shenjtë të një vendi sikundër është Kushtetuta. Jo se Shqipëria nuk ka vend për kritika, por kjo luftë e nisur nga presidenti Ilir Meta, duket më shumë se marrëzi. Po përse targeti i komenteve dhe reagimeve është Ilir Meta? P

ër këtë kam edhe unë përgjigjen time. Ilir Meta është vënë në qendër të vëmëndjes, pasi ka zhveshur kostumin e tij të kreut të shtetit dhe figurës së unitetit kombëtar dhe po iu tregon muskujt të gjithëve për tëfituar sadopak kredo politike. Është e çuditshme se Meta ka nisur këtë luftë dhe tenton të fusë vendin në një krizë të madhe, pas asaj kushtetuese që e gatoi vetë në Presidencë, me justifikimin se është duke mbrojtur qytetarët nga një Qeveri autoritare.

Me një cinizëm dhe akt foshnjor presidenti Meta kërkon çuarjen e vendit në referendum, përmes së cilit do të bëhej i mundur ndryshimi i Kushtetutës së Shqipërisë, si një mënyrë për t’i dhënë fund krizës ku është futur vendi. Gati tre herë në ditë, pas deklaratës me tone të forta të së premtes, kreu i shtetit ka lajmëruar se sot do të japë ide konkrete për këtë referendum, ndërsa në gjatë ditëve në vijim ka paralajmëruar tubime për të rikthyer demokracinë në vend. Po mirë mo Komandant i Forcave të Armatosura në këtë dekadën e fundit ke qënë 4 vjet “King Maker” me qeverinë Berisha, ndërsa 4 vjet të tjera Kryetar Kuvendi me një dyzinë deputetësh nga pas, pse nuk e more këtë nismë?! Nuk të rrezikohej pushteti asokohe dhe ishe mjaft komod dhe i zënë me punë të tjera të “tepsisë”, duke përlarë çfarë të dilte përpara.

 

Madje, disa nga këto burokraci që ju i vini në pah sot, mbajnë vulën tënde zoti President. Pra, tani taksirat shijo çfarë gatove gjatë kohës kur ishe “King Maker” dhe harroje se historia do të përsëritet dhe ju mund të bëni çfarë të doni me këtë vend, duke e shqyer, siç dini vetëm ju të bëni. Kështu që, edhe pse ju jeni një aktor i fortë në politikën e brishtë shqiptare, afrimi i SPAK dhe kërcitja e prangave diku në horizont, duket se ju ka “acaruar” dhe jeni hedhur në sulm për të bërë qëndrestarin. Megjithatë, si qytetar një këshillë për ty e kam Komandant i Forcave të Armatosura, Ilir Meta: Frenoi sulmet histerike ndaj SHBA-ve, ndërkohë ideja për tubime dhe referendum është më shumë se hipokrizi.