osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama “thumbon” Metën dhe zbulon se kur do të jetë gati fatura e dëmeve nga tërmeti: Ndryshim politik s’ka

Rama “thumbon” Metën dhe zbulon se kur do të jetë gati fatura e dëmeve nga tërmeti: Ndryshim politik s’ka

Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i del inati me presidentin Ilir Meta. Edhe pse dje ishin të ulur bashkë në një tryezë në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, i pari i qeverisë thumboi indirekt kreun e shtetit, sa i takon kërkesë së këtij të fundit për ndryshim të pushtetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se gjithë vëmendja e qeverisë për vitin që vjen do fokusohet tek rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë që në Shqipëri të ketë ndryshime politike. “Këtu nuk bëhet fjalë për një ndryshim politik, por bëhet fjalë për një ndryshim të madh shumë më tepër sesa politik, për një ndryshim që ta kapërcejë politikën dhe ta ridimensionojë atë në rolin e saj, duke e kufizuar brenda një perimetri të arsyeshëm dhe duke zgjeruar shumë më tepër perimetrin e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit të njerëzve me njerëzit.

Përpara sesa të jenë njerëz me bindje politike apo inate politike, janë njerëz që mund të hanin një termet të gjithë bashkë dhe të iknin bashkë me bindjet e tyre politike pa mundur që të lënë dot gjurmën që i detyrohen vendit”, deklaroi ai.

Pra, ky mesazh i Ramës ishte për presidentin Ilir Meta dhe opozitën, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama falënderoi të gjitha ata që kontribuuan, duke iu gjendur pranë Shqipërisë në këto kohë të vështira, ndërsa zbuloi se kur do të jetë gati fatura e dëmeve nga tërmeti. Sipas tij, fatura paraprake e dëmeve të tërmetit do të jetë gati brenda muajit janar të vitit që vjen. “Miliona dollarë janë mbledhur me shumë shpejtësi pas tërmetit, qoftë përmes platformës e-albania, qoftë përmes organizatave të mirënjohura “Shqiptarët për shqiptarët”, “Fundjavë ndryshe”, “Rrënjët shqiptare”, por edhe të tjera.

Ne jemi besimplotë që do të arrijmë që gjithë këto fonde, që përtej vlerës së tyre të konsiderueshme financiare kanë edhe një vlerë të madhe shpirtërore dhe morale, të shkojnë për aty ku janë destinuar, me eficencë e me transparencë të plotë. Për këtë arsye kemi ngritur dhe një Komitet Kombëtar të Rindërtimit me gjithë aktorët dhe faktorët, që do të ndjekin këtë proces, por edhe do të sigurojnë që mekanizmi i transparencës të jetë i besueshëm dhe i aksesueshëm nga të gjithë. Ne urojmë që brenda janarit të kemi një faturë paraprake financiare të dëmeve të tërmetit, faturimi është një proces që vazhdon. Pas kësaj do të fillojë edhe pjesa e vështirë e rindërtimit”, nënvizoi Rama.