osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

INVESTIGIM/ Skema e AZHBR për të shpëtuar nga burgu oligarkun Lenc Gjikuria dhe ish ministren Frida Krifca: Ktheni miliona euro që vodhët nga fondet e BE

INVESTIGIM/ Skema e AZHBR për të shpëtuar nga burgu oligarkun Lenc Gjikuria dhe ish ministren Frida Krifca: Ktheni miliona euro që vodhët nga fondet e BE

“Rijetëzimi i shesheve dhe fshatrave”, padyshim është skema më e sofistikuar e mashtrimit e zbatuar ndonjëherë, që nisi me bekimin e qeverisë për të favorizuar oligarkun Florenc Gjikuria, i ndihmuar përmes fijeve të tij të errëta me kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i arrestuar pak ditë më parë nga SPAK dhe ish ministren e Bujqësisë Frida Krifca, nën hetim nga SPAK. Investigimi i Ekskluzive.al zbardh skemën e bashkëpunimit të grabitjes së fondeve të BE-së, përmes falsifikimit të dokumenteve, kanosjes së pronarëve dhe rrënimit me qëllim shpronësimin e banesave të vjetra në jug të vendit, për të përvetësuar dhjetra shtëpi të pronarëve legjitim të zonës dhe shpërdoruar miliona euro fonde të Bashkimit Europian.

Programi “100 fshatrat” nisi në vitin 2018 dhe kishte si qëllim rinovimin dhe rijetëzimin e zonave rurale, nxitjen dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike të fshatrave të lënë pas dore, përmes një mbështetje financiare nga fondet e Bashkimit Europian nëpërmjet programit IPARD. Programi i IPARD II parashikonte një fond total prej 146 milionë euro, nga të cilat 112 milionë euro janë fondet të BE-së dhe pjesa tjetër financim i qeverisë shqiptare.

Në korrik të vitit 2023, Komisioni Europian ndërpret fondet për Shqipërinë, që u përdorën për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi, ndërsa Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, sqaroi se kjo masë është marrë në kuadër të një hetimi të nisur nga Brukseli, pas akuzave për korrupsion me fondet për bujqësinë të programit IPARD 2. Paralel me këtë deklaratë reagoi edhe Ministria e Bujqësisë e drejtuar asokohe nga Frida Krifca, e cila u shpreh se: “…programi është ndërprerë përkohësisht dhe se procedura hetimore është normale”. Muaj më pas, ministrja Frida Krifca shkarkohet nga detyra për shkak të nisjes së hetimit nga SPAK dhe raportit që ka depozituar Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), lidhur me vjedhjen dhe abuzimin e mbi 100 milionë euro fonde që dha BE për fermerët e Shqipërisë.

Deklarata e Komisionit Europian për ndërprerjen e financimit të IPARD II

Si u zbatua skema e mashtrimit dhe përvetësimit të banesave në fshatin Dhërmi nga Florenc Gjikuria, i ndihmuar nga kryebashkiaku Jorgo Goro

Florenc Gjikuria padyshim është një nga figurat më të errëta dhe simbol i plaçkitjes së fshatarëve në jug të vendit, i cili përmes mashtrimit i ndihmuar dhe nga autoritetet shqiptare, bleu për “5 aspra” një nga perlat e jugut, fshatin më të bukur të Jonit, Dhërmiun. Lenc Gjikuria i ndihmuar dhe nga kryebashkiaku Jorgo Goro, ka plaçkitur shtëpitë e fshatit të vjetër e ju ka rrëmbyer fshatarëve nëpërmjet falsifikimit tokat në afërsi të detit.

Kryebashkiaku i arrestuar pak ditë më parë nga SPAK, Jorgo Goro, nuk u jepte leje pronarëve në Dhërmi për rinovimin e banesave të tyre të vjetra me qëllim amortizimin e tyre deri në rrënim, në mënyrë që më pas të përvetësoheshin nga oligarku Lenc Gjikuria. Më shumë se 30 shtëpi të vjetra të fshatit të Dhërmiut u blenë për “një kafshatë bukë” nga oligarku, pasi banorëve u thanë se nuk kishin vlerë dhe se prona e tyre tashmë ishte thuajse e pabanueshme.

Në foto kryebashkiaku Jorgo Goro dhe oligarku Florenc Gjikuria

Madje disa pronarë pretendojnë se disa shtëpi në këtë resort nuk janë shitur dhe akuzojnë Gjikurinë për vjedhje përmes falsifikimit të dokumentave. Vjedhjen e shtëpive të fshatit Dhërmi, falsifikimin e dhjetra AMTP-ve, dokumentacion tokash e trojesh nga Dhërmiu në Himarë, Lenc Gjikuria e ka bërë me ndihmën e baxhanakut të tij, noterit të famshëm Ermal Hamzaj. Noteri Hamzaj, Lenc Gjikuria, Jorgo Goro dhe disa titullarë institucionesh të qarkut Vlorë, ku përfshihen dy prokurorë, disa nëpunës hipoteke dhe një ish drejtues policie, priten të kallëzohen në SPAK nga një grup fshatarësh të Dhërmiut, për të denoncuar vjedhjen e gjysmës së fshatit të vjetër të Dhërmiut, por dhe për mijëra metra katrorë tokë e grabitur në vijën bregdetare Dhërmi-Himarë.

Si u shpërdoruan paratë e Bashkimit Europian që shkonin për bujtina për të ndërtuar resortin luksoz të oligarkut Lenc Gjikuria dhe roli i ish ministres Frida Krifca

Pas përvetësimit të shtëpive përmes mashtrimit, Lenc Gjikuria nuk u ndal me kaq! Oligarku u sigurua të mos nxirrte nga xhepi asnjë qindarkë dhe për të ndërtuar resortin luksoz turistik “Zoe Hora”, përdori paratë e programit “100 fshatrat” të AZHBR. Në kohën kur u akordua fondi për resortin turistik, Frida Krifca ushtronte detyrën e drejtoreshës së AZHBR.

Oligarku Lenc Gjikuria praktikisht grabiti paratë e qyetetarëve europian dhe shqiptarë dhe me to ndërtoi një hotel luksi dhe jo bujtina siç parashikonte programi për zhvillimin e turizmit rural. Përmes parave të akorduara nga Frida Krifca në kohën kur ishte drejtoresha e AZHBR, Gjikuria ndërtoi një resort me çmime të kripura, që variojnë nga 150-300 euro për një natë qëndrimi, e në vend të gjallëronin fshatin me turistë, ua vendosi “drrynin” atyre që nuk kishin të paguanin hotelin luksoz të oligarkut dhe resorti u mbush me politikanë, biznesmenë, zyrtarë të lartë, familjarë të këtyre dhe njerëz të famshëm, që kishin mundësi të shijonin vanitetin e hotelit luksoz.

Disa foto për ambjentet e resortit luksoz “Zoe Hora” i ndërtuar me paratë që duhet të shkonin për bujtina

Po ku përfshihet në skemën kriminale ish ministrja Frida Krifca? E shoqëruar me gazetarin Blendi Fevziu në këtë resort, ish ministrja e pohon me gojën e saj, se ndërtimi i hotelit elitar “Zoe Hora” është model suksesi, edhe pse e di mjaft mirë se paratë e programit IPARD duhet të shkonin për bujkun dhe blegtorin, prodhimet vendase të stanit dhe artizanit, e jo për hotel me kuzhinë gourmet nga dora e një kuzhunieri italian e dhoma 200 euro nata, që mund ta përballoj vetëm xhepi i një të kamuri, kurse turistët e tjerë të ngrohen në diell.

“Për të parë një shembull të këtij vizioni për transformimin e turizmit rural, madje dhe elitar, ndaluam me gazetarin Blendi Fevziu në Dhërmi ku pamë Zoe Hora. Katër prej bujtinave aty janë nxjerrë nga gërmadhat me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet programit IPARD.” shkruan në profilin e saj Facebook Krifca.

Deklarata e ish drejtoreshës së AZHBR Frida Krifca për hotelin luksoz të oligarkut

Patetizmi i Frida Krifcës arrin kulmin, kur për të treguar investimet pozitive të AZHBR për blegtorin e bujkun, që nxjerr produktet për të mbajtur “frymën gjallë” në fshat, e bënë pikërisht nga një hotel luksoz i një oligarku, i cili bleu e grabiti fshatin për të ndërtuar resort, me të njëjtën metodologji që përdori për përvetësimin e pronave të vjedhura në bregdet. Në fakt Dhërmiut nuk i mungonte turizmi elitar me shezlong 100 euro dhe akomodime 300 euro nata, as oligark si Lenc Gjikuria, por i mungonin prodhimet vendase të aksesueshme dhe të prekshme nga gjithkush, me gjithë karakteristikat dhe bukuritë që të ofron Shqipëria. SPAK mjafton të marrë vetëm këtë deklaratë të ish ministres, pët ta kuptuar se ajo ka qenë gjithmonë në dijeni dhe bashkëpuntore në krim për ta çuar në pranga për shpërdorim detyre.

Bizneset elitare të oligarkut Florenc Gjikuria në Dhërmi

Krifca u largua me ceremoni nga detyra pas akuzave të Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), për shpërdorimin e më shumë se 100 milion euro fonde të BE të programit IPARD, në kohën kur mbante detyrën si ministre e Bujqësisë. Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, ndërpreu rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit,

SKEMA E AZHBR për të shpëtuar oligarkun Florenc Gjikuria dhe ish ministren Frida Krifca nga burgu

Burime konfidenciale për Ekskluzive.al, bëjnë me dije se AZHBR ka nisur të verifikoj projektet me shkelje dhe u ka lëshuar urdhër përfituesve të fondeve IPARD të kthejnë paratë mbrapsht. Ndër këta përfitues është dhe oligarku Florenc Gjikuria, i cili përmes financimit nga AZHBR ka ndërtuar në vend të bujtinave një resort elitar në jug të vendit. Këto përfitues refuzojnë të kthejnë paratë mbrapsht, ndër ta dhe oligarku Gjikuria, i cili ka refuzuar kthimin e financimit, duke e hedhur urdhërin për shqyrtim në Gjykatën Administrative Tiranë.

Skema e kthimit të parave po ndiqet nga drejtori i ri i AZHBR Oltjon Muzaka, që mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm kur ministria e Bujqësisë drejtohej nga Frida Krifca dhe kryetarit të agjencisë së fondeve IPARD. Pra këta që i vodhën, po u kërkojnë bashkëpunëtorëve të tyre të kthejnë paratë mbrapsht. Në fakt kthimi i financimit, është tentativa e fundit e AZHBR për të amnistuar ose liruar nga akuzat oligarkun Florenc Gjikuria dhe ish ministren Krifca, përmes ish vartësit dhe bashkëpunëtorit të saj Oltjon Muzaka, sipas konceptit: para nuk ka, dëm nuk ka.

Çfarë provash të tjera kërkon SPAK për të dërguar në pranga ish ministren Frida Krifca dhe oligarkun Lenc Gjikuria, bashkë me gjithë zinxhirin drejtues që vodhi miliona euro të parave të qytetarëve europian dhe atyre shqiptarë?!/Ekskluzive.al