osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fakte për Wizz Air si organizatë mafioze zhvatësish: Avioni niset nga Londra për Tiranë, por ulet në Shkup! AAC e shtetit si ortake me mafien hungareze të kompanisë “low cost”

Fakte për Wizz Air si organizatë mafioze zhvatësish: Avioni niset nga Londra për Tiranë, por ulet në Shkup! AAC e shtetit si ortake me mafien hungareze të kompanisë “low cost”

Nuk është rastësi që Wizz Air certifikohet prej dy vitesh si kompania e fluturimeve më e keqe dhe më tmerrshme në botë.

Damka për Wizz Air, si kompania më e tmerrshme dhe mashtruese e fluturimeve, është vendosur nga kompania prestigjoze e sondazheve siç është “Which?”, e cila përmes një ekipi ekspertësh analizon disa nga shërbimet, përfshirë edhe kompanitë e fluturimit, në mënyrë që klientët e këtyre kompanive mos të mashtrohen lehtë.

Mbi 15 mijë klientë: Wizz Air kompania më skandaloze ajrore, vjedh vënçe. Pse heshtin institucionet?

Në “Tripadvisor”, deri më datë 9 mars, 13628 klientë e konsiderojnë shërbimin e kompanisë Wizz Air si “TË TMERRSHËM”!

Rezultatet e “Which?” dhe “Tripadvisor”, përputhen me testime të tjera të padiskutueshme sa i përket seriozitetit dhe vërtetësisë, por sidomos me ankesa konkrete, intensive dhe në rritje të frikshme.

Ditën e djeshme, pasagjerët e linjës Londër-Tiranë kanë denoncuar kompaninë ajrore Wizz Air për mashtrimin dhe skandalin e radhës.

Sipas tyre, avioni i nisur për Tiranë, është ulur në aeroportin e Shkupit, me justifikimin se ulja në Aeroportin e Rinasit nuk bëhej dot për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë në orët e mbrëmjes, një mashtrim ky, pasi avionët e linjave të tjera janë ulur normalisht.

Kompania është shprehur se pasagjerët do të merreshin me autobuz për t’u sjellë në Tiranë.

Por, pas momentit të mbërritjes në Shkup, askush nga kompania nuk ka shkuar t’i sqarojë apo t’i udhëzojë.

Disa udhëtarë kanë shkuar për të kërkuar sqarime në sportelin e mafies Wizz Air brenda aeroportit. Përfaqësuesit e Wizz Air, si gjithnjë i kanë udhëzuar pasagjerët që të ankohen online në faqen e kompanisë.

Nuk është hera e parë që kjo kompani akuzohet nga qytetarët udhëtarë për abuzime të shumta, që nga cilësia e udhëtimit, pagesat e pakuptimta për check-in, bagazhet apo edhe për vonesat e shumta.

Shteti shqiptar ‘ka ulur brekët’ përballë kompanisë Wizz Air, e cila pranon çdo skandal dhe mashtrim me pasoja, duke u justifikuar me koston e ulët, thua se kostoja e ulët është një licencë për të qenë skandaloze, e tmerrshme, e papërgjegjshme dhe hajdute deri në vulgaritet.

Autoriteti i Aviacionit Civil është institucioni i cili ka për detyrë të mbrojë interesin publik dhe të drejtat e pasagjerëve.

Kupola e AAC përbëhet nga drejtori Maksim Et’hemaj, kryetari i Këshillit Drejtues Dritan Gjonbalaj, si dhe anëtarët Elira Kokona, Arta Gurabardhi, Evis Mamaj dhe Genc Resuli.

A i mbron ky organ të drejtat e pasagjerit? Apo thjeshtë i numëron nga dy herë dhe i zhvat?

Faktet tregojnë se kupola e AAC është një xhep i vogël i mafies Wizz Air, e cila bashkëpunon dhe ndan paratë me oligarkë dhe qeveritarë.

Ky kartel duhet të merret nën hetim nga SPAK jo si grup xhepistash, por si një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Wizz Air nën hetim në Angli, në Shqipëri ‘livadhis’

Vitin e kaluar, Autoriteti i Aviacionit Civil i Mbretërisë së Bashkuar vendosi nën monitorim Wizz Air, për shkak të ankesave të shumta që ka marrë nga pasagjerët për udhëtimet e anuluara, për të cilat Wizz Air nuk i ka kompensuar vlerën e biletës.

Pasagjerët janë ankuar se linja ajrore kishte dështuar që të përmbushte detyrimet e saj për të drejtat e pasagjerëve, sidomos kur bëhet fjalë për orarin e fluturimeve, të cilat shpesh shtyhen, por edhe anulohen pa dhënë asnjë shpjegim.

Vendimi i Autoritetit Civil Britanik erdhi pas një numri shumë të madh vendimesh në Britaninë e Madhe që janë marrë nga gjykata kundër linjës ajrore Wizz Air për detyrimet monetare përgjatë 9 muajve të fundit.

Paul Smith, Shefi Ekzekutiv i Përkohshëm i Përbashkët në Autoritetin e Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar, tha se ky veprim ndaj Wizz Air është një mesazh i qartë që të gjitha linjat ajrore duhet të përmbushin detyrimet e tyre kundrejt pasagjerëve.

Edhe Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka marrë masa: Shkon dhe merr bakshishin tek banda e Wizz Air te pallati i oligarkëve pranë digës së Liqenit në Tiranë, aty ku ndahen pazaret dhe fitimet.

Banda e Wizz Air

Kupola përbëhet nga kapoja Robert Carey, presidenti i kompanisë mafioze Wizz Air. Robert Carey vjen në Tiranë, mashtron dhe mbyll pazare, duke inkurajuar mëkëmbësit e tij të vijojnë zhvatjen, kaosin dhe papërgjegjshmërinë ekstreme me fluturimet.

József Váradi është mëkëmbësi i Robert Carey në Tiranë, CEO kompanisë kriminale Wizz Air.

József Váradi, bashkë me Autoritetin e Aviacionit Civil, dyshohet se kanë cënuar edhe sigurinë, duke fshehur faktin se në avionët e Wizz Air që marrin flakë në Aeroport, janë instaluar motorrë dhe pjesë të prodhuara nga një kompani mashtruese angleze, pjesë e industrisë britanike të aviacionit.

Pjesë e kupolës është edhe Evelin Jeckel (Horváth), ndrikulla e József Váradi për propagandën dhe bojatisjen e skandaleve të Wizz Air. Kjo treshe bashkëpunon me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj.

Maskarada e Wizz Air vijon me bekimin e ‘mustakut portugez’, shefi operacional i aeroportit, Jose Angeja, i skeduar për spiunazh.

Veprimtaria kriminale e Wizz Air, anulimi i fluturimeve

Prag festat dhe vera janë festë për Wizz Air, e cila pret bileta mbi kapacitetin, një akt i paprecendë në historinë e aviacionit në Shqipëri.

Më pas organizata kriminale Wizz Air fshin (cancelled) biletat e prera për një pjesë e pasagjerëve.

Fshihen biletat me çmimin më të lirë dhe të prera disa javë ose muaj përara.

Mafia Wizz Air i lajmëron vetëm disa orë para fluturimit përmes një e-maili pasagjerët se bileta e tyre është fshirë, pa dhënë asnjë shpjegim, thjeshtë i lajmëron se i ka vjedhur dhe mashtruar.

Shumica e pasagjerëve përballen me mashtrimin vetëm në momentet kur paraqiten në aroport për të bërë check-in.

Wizz Air nuk i kthen paratë mbrapsht, por në mënyrë të njëanshme njofton viktimën e mashtrimit për një bonus tek kompania, për të prerë një biletë të re me dyfishin e çmimit, pa llogaritur ndryshimin e axhendës, stresin, pasigurinë dhe sorollatjet e tjera.

Pasagjeri detyrohet të presë një biletë të re me çmim më të shtrenjtë tek një kompani tjetër serioze ose tek bastardët e Wizz Air.

Vonesat të zakonshme

Vonesat me 2-3 orë në avion janë të zakonshme. Madje, ka raste që asagjerët, pasi qëndrojnë 3 orë në avionin e mafies Wizz Air në Rinas, urdhërohen që të zbresin.

Avioni ndalon si të ishte autobus

Avioni i linjës “WizzAir” në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi, pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke. Pra, avionin e ka kthyer në urban. Skandali është mbyllur nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Avioni niset për Belgjikë, ndalon në Francë

Muaj më parë disa qytetarë thanë se ishin nisur drejt Belgjikës, por avioni i Wizz Air është vonuar rreth tre orë në Rinas. Më pas, avioni nuk e ka bërë zbritjen në Belgjikë, por në Lille të Francës.

Vidhen valixhet

Shumë qytetarë kanë denoncuar kompaninë Wizz Air se u ka vjedhur valixhet. Humbja dhe vjedhja e valixheve me Wizz Air është bërë e zakonshme.

Skemë vjedhje me check-in

Udhëtarët denoncojnë një skemë mashtrimi, e cila përfshin kompaninë në fjalë dhe aeroportin e Rinasit. Menjëherë pasi prisni një biletë avioni, ju duhet të bëni një check-in online në faqen e kompanisë por në shumicën e rasteve nuk funksionon, duke ia ngarkuar aeroportit bërjen e check-in. Në momentin kur shkoni në aeroport pak para nisjes, ju tarifoheni me një pagesë të quajtur shërbime biletarie, në një vlerë prej 80 euro.

Shet më shumë bileta se sa vende

Nuk mumgojnë rastet kur mafia Wizz Air shet më shumë bileta se sa ka vende në avion. Shumë qytetarë kanë denoncuar se kanë prerë biletën, por nuk kanë mundur të udhëtojnë pasi ishin plotësuar vendet në avion./Prapaskena