osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vendi ku u ngjizën e u prishën pazaret Meta-Doshi: Profarma, një skemë e frikshme korrupsioni dhe pastrimi parash! Aldosh Farma 2.4 mijë tendera në tavolinë! SPAK-u hesht dhe fle gjumë

Vendi ku u ngjizën e u prishën pazaret Meta-Doshi: Profarma, një skemë e frikshme korrupsioni dhe pastrimi parash! Aldosh Farma 2.4 mijë tendera në tavolinë! SPAK-u hesht dhe fle gjumë

Nga një hetim i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë në vitin 2015, rezultoi se kompania ALDOSCH (J76504015S) kishte kaluar në llogarinë personale të Tom Doshit mbi 7.7 milionë euro.

Konstatimi është pjesë e një dosje voluminoze penale që ILDKPK referoi në Prokurorinë e Përgjithshme për veprimtarinë e zezë të Tom Doshit, ku përpos të tjerave, kishte pastruar të paktën 23 milionë euro.

Hetimi besohet se u nxit nga Ilir Meta pasi grindjes me Tom Doshin gjatë ndarjes së fitimeve me kompaninë Profarma, gllabëruesja e parave të shëndetësisë.

Dosja u mbyll nga prokurorët Adnan Xholi dhe Kostaq Beluri, të cilët më shumë se sa për të hetuar, janë lodhur për t’a pushuar këtë çështje. Në mbylljen e dosjes besohet se ka ndikuar zbutja e raporteve mes Metës dhe Doshit.

Këtë dosje dhe disa çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e Tom Doshit, non grata nga SHBA-të për korrupsion madhor, e ka marrë në dorë SPAK-u, përfshirë edhe skemën korruptive të anulimit të gjobës 18 milionë euro që Tatimet i vendosën Aldosch në vitin 2008, për mashtrim me bilancet, pastrim paradh dhe skema mashtrimi.

ALDOSCH, një histori e frikshme korrupsioni, në skenë Ilir Meta

Kompania Aldosch, me aktivitet tregtimin e karburanteve dhe në fushën e ndërtimit,
është në pronësi të Tom Doshit, ndërsa si administrator të besuar ka vendosur Bujar Stafukën, i cili rezulton një bankomat i Tom Doshit.

Përmes kompanisë Aldosch, Tom Doshi kontrollon kompaninë e prodhimit dhe shitjes së barnave Profarma (ish Prodhime Farmaceutike).

Profarma është themeluar në 1995 nga Ministria e Financave.

Në gusht të vitit 2000, Ilir Meta, në atë kohë kryeministër, ia shiti kompaninë publike Tom Doshit për 534 milionë lekë.

Sipas pazarit të dyshuar, Ilir Meta do të kishte gjysmën e aksioneve. Në datë 16.11.2000, Këshillit Mbikqyrës i shoqërise kishte vendosur zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm z. Tom Doshi.

Deri në 2014, marrëvshja e pazarit po zbatohej. Meta dhe Doshi shëtisnin bashkë me helikopter mbi Alpe dhe shijonin plaçkitjen e pasurive publike.

E gjithë Ministria e Shëndetësisë ishte dhe është vendosur në funksion të Profarmës, e cila ka monopolin e industrisë farmaceutike shqiptare.

Tom Doshi përfiton shumë nga programi i Shqipërisë për “barnat e rimbursueshme”, i cili u lejon pacientëve të marrin medikamente të caktuara me tarifa të subvencionuara nga qeveria. Mbi një e treta e 352 medikamenteve të mbuluara nga programi prodhohen nga Profarma.

Miliona euro kalonin nga Profarma te Aldosch dhe më pas nga Aldosch ndaheshin në disa xhepa.

Nga viti 2008 deri në 2014 kaluan rreth 8 milionë euro në xhepat e Tom Doshit, përmes transaksioneve bankare. Miliona euro kanë kaluar në xhepa dhe kompani të lidhura me Tom Doshin.

Me sa duket Tom Doshi po merrte më shumë para se sa parashikonte pazari i fiksuar me Ilir Metën në vitet 2000. (Ka çfarë ka, por Meta pazarit nuk i luan rrugës).

Në fund të vitit 2014, Meta i lëshoi ILDKPKI, Tom Doshit. Edhe pse e nxitur nga Meta, konstatimet e ILDKPKI janë të provuara, janë fakte, kanë vlerën e provave dhe zbuluan një korrupsion të llahtarshëm.

Tom Doshi iu përgjigj Ilir Metës, duke sajuar historinë planit të vrasjes përmes Durim Bamit.

Në mes ishin miliona euro të vjedhura në buxhetin e shtetit shqiptar. Tom Doshi dhe Ilir Meta mund t’a kenë menduar për të hequr qafe njëri-tjetrin. Por, historia me komplote e 2015 ishte thjeshtë një prishje në pazare mes Tom Doshit dhe Ilir Metës për paratë e Profarmës.

Historia u përdor nga Berisha për të goditur Metën, i cili dy vite më parë (2013), e kishte braktisur, duke u bashkuar me Ramën. Kjo lëvizje rrëzoi Berishën dhe solli PS-në në pushtet.

Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin, por askush nuk thoshte të vërtetën, pasi ishin të implikuar.

Karteli Aldosch përballë SPAK-ut

Përmes kompanisë Aldosch, Tom Doshi kontrollon edhe kompaninë
ANTIBIOTIK (ish “EUROMEDICA”), me administrator ‘bankomatin’ Bujar Stafuka, me objekt prodhim, perpunim, konfeksionim, import-eksport-tregtim me shumicë e pakicë medikamentesh.

Nga llogaritë e kësaj kompanie kanë kaluar miliona euro në llogaritë e Tom Doshit, pa ndarë divident.

ANTIBIOTIK, sipas dosjes, është përdorur gjithashtu për pastrim parash dhe skema mashtrimi.

Me anë të ALDOSCH, Tom Doshi kontrollon edhe kompaninë GALAXY (ish “PRODENTALFARMA”), me objekt tregetimin me shumicë dhe pakicë të produkteve farmaceutike.

Përmes, Galaxy, Doshi kontrollon një tjetër kompani me aktivitet të dyshimtë, ILUMINA PHARMA.

Ndërkaq, GALAXY, sipas dosjes së ILDKPKI është përdorur për pastrim parash nga Tom Doshi.

Aldosch-Farma, 2.4 mijë tendera në shëndetësi

Tom Doshi dyshohet se qëndron edhe pas kompanisë Aldosch-Farma, me pronar në letra Aqif Hoxha, një ish punonjës pranë kompanive të Tom Doshit.

Aldosch-Farma ka marrë vitet e fundit (pas vitit 2015) mbi 2.4 mijë tendera në shëndetësi, me vlerë miliona euro. Aldosch-Farma është kompania që ka fituar numrin më të madh të tenderave në shëndetësi. Kjo kompani ka arritur të marrë edhe 50 tendera brenda një dite.

Janë disa fije që lidhin Aldosch-Farma me Tom Doshin. Në vitin 1996, Tom Doshi, bashkë me Tonin Shpatin, themelojnë kompaninë Aldosch, me kapital 100 mijë lejë, me objekt tregtim karburanti dhe ndërtime.

Në vitin 2003, ortaku i Tom Doshit, Tonin Shpati themelon kompaninë Aldosch – Farma, me zyra pikërisht tek adresa e Aldosch 1, me kapital 100 mijë lekë, me objekt magazinim dhe shitje me shumicë e banane farmaceutike.

Në vitin 2009, kompania gjermane Mibe GmbH bleu 100% të aksioneve të Aldosch Farma.

Katër vite më pas, në vitin 2013, Mibe GmbH i shitit z. Aqif Hoxha te 49% te pjesëve të Aldosch Farma, për 700 mijë euro. Në vitin 2016, Aqif Hoxha, me një historik fatamzëm dhe fiktiv biznesi, blen edhe 51 aksionet e tjera për 730 mijë euro.

Ku i gjeti Aqif Hoxha 1.4 milionë euro për t’u blerë kompaninë gjermanëve? Afiq Hoxha ka qenë anëtar i këshillit mbikëqyrës i kompanisë ‘Antibiotik’, e cila kontrollohet nga kompania Aldosch, me pronar Tom Doshin.

Të gjitha faktet dhe rrethanat të çojnë në konkluzionin se Afiq Hoxha është maska e Tom Doshit.

Të tjera kompani dhe pastrim parash

Sipas dosjes së ILDKPKI, Tom Doshi ka përdorur për pastrim parash edhe kompaninë Prodental Farma dhe Ajka.

Doshi ka blerë Prodental Farma 1.3 milionë euro, duke e shitur pas 11 muajsh në vlerën 4 milionë euro.

Sipas dosjes, Doshi ka përdorur për pastrim parash edhe kompaninë Trimed në pronësi të Shani Peposhi dhe Vilma Nushit, të cilët kanë koncensionin korruptiv të chec up-it.

Janë 57 episode pastrimi parash, fshehje pasurie, kontrata fiktive dhe transferta bankare të dyshimta nga Tom Doshi, të konstatuara nga ILDKP.

Bëhet fjalë për një aktivitet pastrimi parash deri në vitin 2015. Nga viti 2015 deri më sot, Tom Doshi dyshohet se ka pastruar dhjetëra milionë euro në ndërtim.